E shpalli kandidaturën për president të Kosovës, Ramush Haradinajt i vjen ‘goditja’ e fortë

Politika

E shpalli kandidaturën për president të Kosovës, Ramush Haradinajt i vjen ‘goditja’ e fortë

Nga: P.R Më: 12 gusht 2020 Në ora: 19:29
Ramush Haradinaj

Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, ka thënë se ka thirrje në Këshillin Drejtues që Haradinaj të jetë kandidat për president.

“Edhe te çështja e qeverisjes dhe mendojmë se mund të kemi rrethana të reja sa i përket zgjedhjes së presidentit të Kosovës sepse edhe nëse nuk do të ketë konfirmim të aktakuzës së Thaçit, e që ne të gjithë ne njëzëri shpresojmë se nuk do të konfirmohet ajo aktakuzë, prapëseprapë për katër apo pesë muaj duhet të hyjmë në proces të zgjedhjes së presidentit dhe AAK mendon se vendi duhet të shkojë zë zgjedhje, pasi që nuk do të mund të arrijmë ta zgjedhim presidentin dhe shpresoj se partitë politike do të gjejnë rrugën për të zgjedhur presidentin e vendit. Ka thirrje në Këshillin Drejtues që kryetari Ramush Haradinaj të jetë kandidat për president. Këto çështje ne do t’i diskutojmë. Por, ajo që thashë si rrumbullakim duhet të gjejmë rrugë që të mos shkojmë në zgjedhje në kohë pandemie, por nëse nuk gjejmë rrugë atëherë definitivisht duhet të shkojmë në zgjedhje”, u shpreh Gjini.

E pas Mbledhjes së Këshillit Drejtues të AAK-së, Ramush Haradinaj edhe zyrtarisht e shpalli kandidaturën për president.

“Falënderoj Këshillin Drejtues, për besimin e tyre, për autorizimin që me dhanë, që në emër të Aleancës të zhvilloj bisedimet eventuale për rikonfigurimin e qeverisë, përfshirë këtu edhe çështjen e presidentit. Besimin që unë të jem kandidat për president, nëse kjo diskutohet në bazë të kushtetutës, e konsideroj si përgjegjësi të lartë dhe nder të veçantë”, ka shkruar ndër të tjerash Ramush Haradinaj.

Por, analisti politik, Faton Mehmeti thotë se kjo do të jetë një përpjekje e dështuar e Ramush Haradinajt.

Image
Faton Mehmeti

 

“E kam theksuar edhe më herët se Ramushi ëndërron të jetë president, por nuk do e ketë të lehtë fare. Edhe PDK do e vë kusht futjen në koalicion me postin e Presidentit, që do jetë mollë sherri mes këtyre dy partive”, thotë Mehmeti.

Ai paralajmëron se LDK do ta përkrah kandidatin e PDK-së.

“LDK do i jep krah asaj që ka numër më të madh të votave, në këtë rast PDK. AAK do ngelet me gishta në gojë. Besoj se AAK sdo mund të merr postin e presidentit, i cili do vazhdoj t'i mbetët PDK-së. Ambiciet e Ramushit do mbesin veç ambicie, por të parealizuara, së paku jo për kohë të shkurtë”, deklaron për “Bota sot”, analisti politik, Faton Mehmeti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat