As Thaçi e as Ramushi, Vlora Çitaku kandidate për Presidente?

Politika

As Thaçi e as Ramushi, Vlora Çitaku kandidate për Presidente?

Nga: N.Sh Më: 12 gusht 2020 Në ora: 20:07
Vlora Çitaku

Qeveria e Kosovës, po përballet me një situatë aspak të këndshme.

Në kohë pandemie, ashtu siç u rrëzua Qeveria Kurti, tash Lëvizja Vetëvendosje po dëshiron ta rrëzoj Qeverinë Hoti.

Me një mocion mosbesimi, por që në mungesë të votave pa përkrahjen e PDK-së, nuk mund ta rrëzojnë Qeverinë Hoti, megjithatë PDK-ja në këtë moment është para një sfide – të i bashkohet VV-së apo t’i bashkohet Qeverisë.

Ish-kandidati i pavarur për president të Kosovës, Seremb Gjergji, thotë se, Qeveria aktuale, aktualisht jeton si peshku në akuarium - sepse macja (opozita) është shumë e fortë.

Sipas tij, PDK aktualisht po e shfrytëzon këtë moment dhe po vjelë të mirat në dy drejtime.

“Si opozitë, po e shfrytëzon VV që më mocion mosbesimi ta mbajë non-stop LDK-në (koalicionin nën kërcënim), duke iu thënë se në vetëm e përkrahim mocionin. PDK e di shumë mirë se çka do të thotë me qëndrua nën hije. Andaj, do t'i përdorë të gjitha levat, edhe pse ka shumë pak - që të bëhet pjesë e Qeverisë së ardhshme”, thotë Gjergji.

Image
Seremb Gjergji

Ai thekson se, nga shkurti i vitit 2021, kjo Qeveri nuk do të ekzistoi - do të jetë e shuar mu nga PDK. “Por, deri në shkurt, PDK, bashkë me koalicionin do ta zgjedhë Presidentin, nga radhët e partisë”, shton ai.

“Pasi që z. Thaçi dhe z. Veseli do të merren me Gjykatën Speciale, në taborrin e PDK-se ka dalë një emër i ri për President - Vlora Çitaku. Ambasadorja jonë në Amerikë, është e vetmja person në PDK që e ka imazhin e pa dëmtuar, dhe i takon gjeneratës së re - edhe pse me mësues pleq”, shton Gjergji.

Gjergji tutje thekson se, presioni i PDK-së ndaj LDK-së dhe koalicione qeverisës është nga dita e parë. “Por, tash dallimi i vetëm është - lojtarët e rinj, me qasje dhe ide të reja. Pyetja është: sa e fort është kjo gjeneratë dhe sa do të varet tek mësuesit”.

“Pas votimit të presidentit të ri, Qeveria do të shpartallohet nga PDK... pushtimi nga brenda”, deklaron ai.

Ne situatën aktuale, sipas Gjergjit, VV po vazhdon të mbetet, me apo pa vetëdije: marioneta e PDK-së. Ndërsa, ai shton se, LDK pret që kur do të bëhet kërcënimi apo shpëtimtare i gjendjen

“Në këtë fushë, PDK synon edhe zhveshjen e AAK-se dhe Nismës - me qëllim që në zgjedhjet e ardhshme - të ketë sa më pak lojtarë. Por, s'duhet harruar - PDK, e bënë shumë të fuqishme këtë Qeveri”, përfundon Seremb Gjergji.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat