“Lufta” për postin e presidentit, Haradinaj shprehi haptazi kandidaturën, por kush po thotë se Vjosa Osmani duhet të bëhet presidente

Politika

“Lufta” për postin e presidentit, Haradinaj shprehi haptazi kandidaturën, por kush po thotë se Vjosa Osmani duhet të bëhet presidente

Nga: A.M. Më: 12 gusht 2020 Në ora: 21:59
Vjosa Osmani dhe Ramush Haradinaj

Pas mbledhjes me strukturat udhëheqëse të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka shprehur hapur pretendimet për postin e presidentit. Për këtë ka marrë mbështetjen e partisë së tij.

Lidhur me këtë çështje, njohësi i çështjeve politike, Islam Krasniqi është shprehur se një gjë e tillë është e pa arritshme sepse LDK-ja nuk ka interes që të pranoj ofertën e  Haradinaj si kandidat për president nga koalicionit qeverisës

“Haradinaj ka marr miratimin nga partia e tij për postin e presidentit të Kosovës mirëpo një gjë e tillë është e pa arritshme sepse LDK-ja nuk ka interes që të pranoj ofertën e  Haradinaj si kandidat për president nga koalicionit qeverisës. Qeveria  Kurti është rrezuar mbi mashtrimin e ndarjes së pushtetit duke i premtuar Haradinaj postin e presidentit dhe duke e ditur së  kjo është një kafshatë  shumë e madhe për të, që edhe vetë Haradinaj e ka kuptuar një gjë të tillë pavarësisht në ambicieve që ka për pushtet, por ka shpresuar së do të përfitoj nga situata siç kishte përfituar dy herë tjera. Republika e Kosovës ka nevojë për njerëz të pendesë të cilët mund të na përfaqësojnë me dinjitet në arenën ndërkombëtare dhe të cilët Mund të jenë edhe unifikues i popullit, e jo përçarës siç jemi mësuar të shohim nga e kaluara”, ka thënë ai për “Bota sot”. 

Për më tepër, ai ka komentuar edhe deklaratën e kreut të Lidhjes Demokratike të Kosovës rreth kësaj çështje.

“Kryetari i LDK-së Mustafa tregoj së një herë do të takohet me PDK-në të shohë ofertën e tyre pastaj të kthehet të Haradinaj  që na benë të kuptoj së për LDK-në partitë e koalicionit qeverisës kanë me pak rëndësia së PDK-ja, veprim i cili ja pamundëson postin e presidentit Haradinaj”, ka potencuar ai për “Bota sot”.

Po ashtu, Krasniqi ka theksuar se edhe kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani duhet të etiketohet për presidente të vendit.

“Raportet ndërkombëtare e kanë etiketuar së kryetarja e Kuvendit të Kosovës në  Osmani është personi me i besueshëm që nga pasluftës në Kosovë pse të mos etiketohet edhe për presidente të Kosovës që do të krenohen të gjithë më të pasi që i ka të gjitha vetit e lideres që ndryshe mund të quajmë edhe Merkeli Shqiptarëve”, ka përfunduar Krasniqi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat