Reagimi i fundit nga VV-ja pas kandidaturës së Ramush Haradinajt për President

Politika

Reagimi i fundit nga VV-ja pas kandidaturës së Ramush Haradinajt për President

Nga: A. J Më: 13 gusht 2020 Në ora: 14:48
Ramush Haradinaj, Albin Kurti

Kandidatura e Ramush Haradinaj për president të vendit ka pasur reagime të shumta dhe kryesisht ato negative, për shkak se figura e tij nuk po shihet aspak e përshtatshme për pozitën e presidentit.

Ish këshilltari i Albin Kurtit, Driton Tali në një prononcim për “Bota Sot” ka thënë se insistimi i Ramush Haradinaj për postim e presidentit të vendit është i paarsyeshëm e sidomos ku ai vetë ka jep dorëheqje nga posti i kryeministrit ndërsa tani kërkon të behët president i vendit.

Image
Driton Tali

 

“Ky insistim i Ramush Haradinaj për postin e Presidentit pasqyron katandisjen e skenës politike në Kosovë. E them këtë sepse ishte po ky që dha dorëheqje nga posti i Kryeministrit me arsyetimin e "ftesës për dëshmi në Gjykatën Speciale". Kurse tani insiston të bëhet President për kundër faktin se gjasat janë reale që atij t'i zyrtarizohet padia. Derisa nga ana tjetër Haradinaj udhëheqë një parti e cila ka 15 deputetë në Kuvend, dhe siç dihet në raundin e parë të votimit kërkohen dy të tretat e votave (80) dhe pastaj edhe më shumicën e thjeshtë (61) zgjidhet Presidenti (por kuorumi duhet të plotësohet me prezencën e dy të tretave të deputetëve që duhet të jenë të pranishëm)”, ka thënë Tali.

Sipas tij, Ramush Haradinaj nuk është as afër me numrin e deputetëve (61) se lere më dy të tretave (80), andaj si mund të zgjidhet president Ramush Haradinaj. Ish këshilltari i Kurtit ka thënë se mundësi tjetër nuk ka që Ramush Haradinaj të zgjidhet president pos me shantazhe, intriga dhe favore ndaj partnerëve të koalicionit dhe përtej tyre.

Tali ka thënë se edhe Hashim Thaçi është zgjedhur president i vendit duke i korruptuar deputetë e tjerë.

“Pra një ashtu siç u zgjodh president Hashim Thaçi duke i korruptuar shumë deputetë. Thënë ndryshe kjo është skena ekzistuese politike. Dominimet nga politikanë që fare nuk brengosen për imazhin e shtetit tonë, (një i dyshuar potencial për krime lufte e zëvendëson një të dyshuar tjetër potencial për krime të luftës), shkelin me dy këmbë në interesat shtetërore duke qeverisur për interesa personale e grupore, fare pa u brengosur për interesat e qytetarëve”, ka thënë për “Bota Sot”, Driton Tali.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat