Kandidatura e Haradinajt, analisti: Po e ndjen veten si sulltan mesjetar, të riformulohet qeveria

Politika

Kandidatura e Haradinajt, analisti: Po e ndjen veten si sulltan mesjetar, të riformulohet qeveria

Nga: G.B Më: 13 gusht 2020 Në ora: 15:11
Ramush Haradinaj

Zyrtarë të LDK-së dhe PDK-së janë takuar së fundmi, derisa pritet që kjo e fundit t’i bashkohet koalicionit qeverisës.

Në anën tjetër, Qeveria Hoti e formuar në muajin mars, mund të rrëzohet nga Lëvizja Vetëvendosje.

Kjo e fundit ka nisur mbledhjen e nënshkrimeve për mocionin për rrëzimin e Qeverisë.

Image
Blerim Burjani

E njohësi i çështjeve politike dhe juridike, Blerim Burjani, ka thënë për gazetën “Bota sot” se ky mocion është shprehje e interesimit për ta kthyer anarkinë dhe nuk e ka interesin e qytetarëve.

“Ky mocion hakmarrës kundër edhe elektoratit të shtetit të Kosovës është shprehje e interesimit për të ngjallë anarkinë, pasigurinë shtetërore, inat. Askush nuk i ka faj VV e ka pas rastin ka dështuar, tashmë qytetarët nuk mund të merren tërë kohën me ndryshime të të njëjtëve. Këta të gjithë janë të njëjtë për qytetarin asnjëri prej tyre nuk duket të punojë për qytetarët. Po sikur të ndodhte mbledhja e nënshkrimeve për shkak se nuk është themeluar fondi për shëndetësi apo për papunësi mund të kuptohet se janë interesat e qytetarëve që nuk po plotësohen po këtu nuk ka fare interesat qytetare vetëm individuale dhe absurde”, është shprehur ai.

Sipas Burjanit, mbledhja e nënshkrimit pa PDK-në është hajgare, derisa shton se Haradinaj e do postin e presidentit pasi ndihet si sulltan mesjetar, dhe që sipas tij më mirë do të ishte riformulim i qeverisë.

“Tash shteti dhe qytetarët nuk mund të merren me apetitet e këtyre partive dhe individëve të tyre, kjo është tepruar fort në këtë kohë. Mbledhja e nënshkrimeve pa PDK është hajgare, Ramushi e do postin e presidentit që nga fillimi i punës së këtij koalicioni. Më së miri do të ishte të ndodhë riformulimi i qeverisë së re, pra të hyjë PDK në këtë koalicion dhe AAK të hiqet krejt sepse edhe nuk ka kapacitete edhe probleme. Këta si subjekt politik AAK janë parti e Ramushit, tash ai nuk ka parti, ka njerëz në shërbim të tij dhe e ndien veten si sulltan mesjetar. Pra më mirë të ketë zgjerim të qeverisë”, ka deklaruar Burjani për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat