Ramush Haradinaj kandidat për president, flet Mulliqi: Kosovës i duhet një unitet i brendshëm

Politika

Ramush Haradinaj kandidat për president, flet Mulliqi: Kosovës i duhet një unitet i brendshëm

Nga: A.M. Më: 13 gusht 2020 Në ora: 18:05
Ramush Haradinaj

Analisti tjetër politike, Skënder Mulliqi, në një bashkëbisedim për “Bota sot” është shprehur se është e drejtë kushtetuese që partitë të bëjnë propozime për president të Kosovës, siç e bëri sot këtë gjë Këshilli i Përgjithshëm i AAK-së, duke e nominuar të parin e partisë, Haradinaj.

“Ka të drejtë kushtetuese dhe ligjore që secila parti të bëjnë propozime për president të Kosovës, siç e bëri sot këtë gjë Këshilli i Përgjithshëm i AAK-së, duke e nominuar të parin e partisë, Ramush Haradinaj. Nëse flasim për figurën politike të Haradinajt, ai tashmë siç thuhet ka kaluar bukur shumë në sitën politike. Ishte për 100 ditë i suksesshëm si kryeministër i Kosovës, në kohën e presidentit Rugova. Dihet së ftesa që mori nga Gjykata e Hagës për Krime të Luftës, Haradinaj u largua nga ky post duke dhënë dorëheqje. Kryetari i AAK-së, edhe gjatë qeverisjes të PAN-it, kishte zënë pozitën e të parit të ekzekutivit të Kosovës. Edhe nga ky post u largua për shkak të thirrjes që mori tash nga Gjykata Speciale për Kosovën. Mendoj, se Haradinaj në të dyja rastet ka treguar pjekuri politike, duke marr parasysh përgjegjësinë morale si aktin më të lartë politikë, që nuk po e shohim të tjerët dhe as të presidenti, Hashim Thaçi, edhe pse nuk iu ka konfirmuar ende aktakuza nga Gjykata Speciale. Merita jo vogël e Haradinajt sa ishte kryeministër, ishin kundërshtimi që i bëri planeve për shkëmbime territoriale dhe vendosjen e taksës Serbisë”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Për më tepër, Mulliqi ka deklaruar se sa ka gjasa Haradinaj në këtë rast që të bëhet edhe president i vendin varet nga shumë faktorë politike dhe nga kundër kandidatët që do t`i ketë.

Image
Skënder Mulliqi

“Posti i presidentit është vakant vitin që vjen, dhe mua më duket së nuk ka ndonjë nguti politike që dikush të fillon garën qysh tash, kur dihet së më çfarë problemesh të mëdha politike, ekonomike, dhe sidomos më pandeminë vdekjeprurëse po përballemi. Sa ka gjasa Haradinaj në këtë rast që të bëhet edhe president i vendin varet nga shumë faktorë politike dhe nga kundër kandidatët që do ti shohim jo shumë. Ne anën tjetër apetite për tu bërë i pari i shtetit, ka paraqitur edhe lideri i LDK-së, Isa Mustafa. Së a do ti vazhdohet edhe një mandat, Hashim Thaçit, unë mendoj së krejt do të varet së a do ti bëhet e plotfuqishme ngritja e aktakuzës nga Specialja. Ne të kundërtën LDK-ja, edhe pse nuk është proklamuar për opinionin e gjerë publik, sigurisht së do te jetë që Thaçi të mbetët edhe një mandat në krye të vendit. Dihet pse. Sepse presidentit aktual, LDK –ja i ka borxh si të themi, së Thaçi e ndihmoj këtë subjekt politik që të qeverisë më vendin, pas rrëzimit të Qeverisë të mirë, Kurti”.

Kjo qeveri, sipas tij, e dimë të gjithë së si është formuar dhe në rrethanash politike, dhe jashtë praktikave të deritashme kushtetuese, duke u përcaktuar jo për zgjedhje të reja, por që subjekti i dytë fitues i zgjedhjeve të tetorit të vitit të kaluar, të udhëheqë më ekzekutivin.

Ndryshime deri të vjen koha për Preisdent

“Kosovës i duhet një unitet i brendshëm, kur dihet së i kemi përpara edhe bisedimet politike më Serbinë. E kemi përpara pandeminë e cila do të duhej të menaxhohet shumë më mirë,për ti parandaluar gjithë këto vdekje të njerëzve, edhe për ta parandaluar katastrofën ekonomike që po na kanoset. Ky duhet të jetë synimi primar i gjithë spektrit politikë, të cilët kurrsesi nuk po reformohen”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Po ashtu, ai ka theksuar se deri në pranverën e vitit të ardhshëm kur vjen në radhë zgjedhja e presidentit të ri do të jetë ndryshime të shumta.

“Deri në pranverën e vitit të ardhshëm kur vjen në radhë zgjedhja e presidentit të ri, shumë ujë do të shkon nën urë siç thotë një fjalë e popullit. Mirë do të ishte që të gjithë bashkërisht të organizohemi që tu dalim para këtyre krizave. Të interesohemi së si po ju vjen fundi bisedimeve më Serbinë. Paralajmërimet dhe ekipi ynë në këto bisedime nuk janë të mira shumë për Kosovën. Pastaj, ekziston rreziku real që të përballemi edhe më ndonjë provokim të shkallës më të rëndë gjate kësaj kohe, të xhandarmerisë serbe apo forcave ushtarake të tyre, që të bëjnë faktike ndarjen e Kosovës mbi baza etnike, qe do të ishte humbja më e madhe për shqiptarët në Ballkan”, ka përfunduar Mulliqi për “Bota sot”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat