Nominimi i Haradinajt nga AAK-ja e tij për president, është vetëm spektakël politik e asgjë më shumë

Politika

Nominimi i Haradinajt nga AAK-ja e tij për president, është vetëm spektakël politik e asgjë më shumë

Nga: D.B. Më: 13 gusht 2020 Në ora: 19:14
Ramush Haradinaj

Veprimet Këshillit të Përgjithshëm të AAK- së për nominimin e Haradinajt për president të Kosovës janë të parakohshme e të qëllimshëm vetëm për të shtuar dhe më problemet politike në Kosovës

Kështu ka vlerësuar njohësi i çështjeve politike profesor Sulejman Mehazi i cili në një prononcim për gazetën “Bota sot” tha se duket hapur se AAK-ja këto kërkesa të parakohshme i bën sa për të dekoncentruar e zbehur edhe me qeverinë e Hotit së bashku me Hysenin ndaj dialogut me Serbinë.

Image
Sulejman Mehazi

Sipas tij, qëllimi politik primar i sotëm është dialogu me Serbinë e jo i kryetarit të shtetit.

“Koha për presidentin e ri të Kosovës është e largët deri në prill, përballë dialogut të tanishëm me Serbinë. Nominimi i Haradinajt nga AAK-ja e tij për president është vetëm spektakël politik e asgjë më shumë. AAK-ja bëhet sikur është partia e parë politike e jo e katërta sipas deputetëve, behet sikur i ka maksimum 81 deputetë e minimum 61 deputetë për t'u bërë Haradinaj kryetar i Republikës së Kosovës:, ka thënë profesor Mehazi.

Ai konsideron se partinë e AAK-së mund ta krahasojmë më partinë e BDI-së të Ali Ahmetit, Ali Ahmeti me numrin e 15 deputetëve kërkon kryeministrin shqiptar në RMV, po ashtu edhe AAK-ja e Haradinajt me numër më të vogël të deputetëve sesa LVV-ja, LDK-ja e PDK-ja kërkon presidentin e Republikën së Kosovës.

"President i Kosovës mund të behet vetëm ajo parti që mund të sigurojë 81 deputetë, apo pas turit të tretë 61 deputetë, për ndryshe kurrë Haradinaj nuk mund të bëhet president me 13 deputetët e AAK-së. Për popullatën e Kosovës më së miri do të ishte që presidente e Republikës së Kosovës të behet gruaja e autoritetshme dhe e hekurt Vjosa Osmani", është shprehur njohësi i çështjeve politike profesor Sulejman Mehazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat