Shpërthen analisti, flet për mosmbështetjen e Projektligjit për UÇK-në - çfarë po fshihet pas kësaj tentative?

Politika

Shpërthen analisti, flet për mosmbështetjen e Projektligjit për UÇK-në - çfarë po fshihet pas kësaj tentative?

M.H Nga M.H Më 13 gusht 2020 Në ora: 20:40
Foto ilustrim

Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk i kanë dhënë mbështetje Projektligjit për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së UÇK-së, pasi nuk ka marrë votat e mjaftueshme.

Nga 68 deputetë të pranishëm në seancë, vetëm 36 morën pjesë në votim, ku 35 prej tyre votuan pro, një kundër dhe asnjë abstenim.

Por, mospjesëmarrja e 32 deputetëve tjerë në këtë votim, kthen pas këtë projektligj, me mundësinë e rikthimit në votim në ndonjë seancë tjetër.

Në lidhje me mos mbështetjen e këtij projektligji analisti politik, Rexhep Shahu në një prononcim për “Bota sot”, u shpreh që ky ligjj është për ti mbrojtur spekulimet dhe gënjeshtrat pasiqë UÇK është gjithmonë e shenjtë dhe e dashur për të gjithë njerëzit.

“Mendoj se vlerat e UÇK-së janë të mbrojtura, janë të shenjta, janë të pacenuara nga asgjë e askush, janë të dashura nga gjithë njerëzit. Gjithë tentativat për mbrojtje me ligj të veçantë të vlerave te UÇK janë në shërbim të mbrojtjes së spekulimeve e shtirjeve e gënjeshtrave. UÇK e vërtetë është e shenjtë dhe e mbron çdo individ që do lirinë. UÇK e rreme nuk mbrohet as me ligj as me Maliq, nuk e mbron askush, nuk ka ligj as dekret që e mbron sepse mashtrimi e falsifikimi nuk mbrohet dot as me ligjet me drakoniane”, u shpreh Shahu.

Tutje Shahu thotë që ky ligj ësht për ta vrarë dhe varrosë UÇK-në sepse sipas Shahut kjo tentativë bëhet nga një pakicë frikacake që është e kërcënuar nga veprimtaritë e ndryshme të paligjshme.

Image
Rexhep Shahu

“Tentativat për të nxjerrë e miratuar ligj për mbrojtjen e UÇK bëhet nga një pakice frikacake, që është e kërcënuar nga veprimtaritë e e ndryshe të paligjshme, të pamoralshme e të pandershme. Mund të imponohet kuvendi nga segmente të ndryshme të miratojë ligj të pandershëm për mbrojtje të pa ndershmërisë, por vjen ndonjë kuvend tjetër dhe i shfuqizon këto ligje, pasi është skandal të bësh ligj për mbrojtjen e UÇK 20 vjet pas lufte. Ky ligj është për ta vrarë e varrose UÇK”, theksoi Shahu për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat