Flasin nga LDK-ja, kështu duhet të jetë Presidenti i Kosovës

Politika

Flasin nga LDK-ja, kështu duhet të jetë Presidenti i Kosovës

Nga: A. J Më: 14 gusht 2020 Në ora: 10:52
Foto LDK

Pozita e Presidentit të Republikës se Kosovës duket se do jetë “mollë sherri” në mes partive politike në vend, derisa ambicie për ketë tashmë haptas ka shprehur kreu i AAK-së Ramush Haradinaj.

Një hap i tillë nuk është prit mirë nga askush dhe përkrahje nuk ka marrë Haradinaj për ketë pothuajse nga asnjëra parti politike, derisa posti i presidentit më shumë po shihet si njëra prej pazareve politike.

Lidhja Demokratike e Kosovës deri më tani nuk dal më qëndrim të prerë për postin e presidentit të vendit, por dihet ambicia e kryetarit të LDK-së Isa Mustafa për president të vendit dhe e gjithë kjo ishte parë që nga kohë kur ai kishte mundësuar zgjedhjen e Hashim Thaçit president. Në lidhje me këtë dhe presidentin që i duhet Kosovës, Naser Rugova nga LDK-ja në një prononcim për “Bota Sot” ka thënë se ende është herët që të shpallen kandidatura për postin e presidentit por që ambicia e secilit është legjitime.

Image
Naser Rugova

“Vlerësoj se ende është herët për të shpallur kandidatura kur ende posti i presidentit nuk është vakant. Sigurisht se është legjitime ambicia e secilit politikan dhe subjekti politik për ta synuar këtë post, por unë konsideroj që presidenti i ardhshëm të jetë një personalitet i shquar, i kompletuar ne aspektin profesional dhe akademik, të jetë i pranueshëm për pjesën më të madhe të subjekteve politike dhe natyrisht person që unifikon, ndërton konsensus të nevojshëm, që ka mbështetje qytetare dhe qe i ka dyert e hapura ne arenën ndërkombëtare”, ka thënë Rugova.

Sipas tij, president i tillë i duhet vendit tonë në ketë periudhë jo të lehtë politike dhe socio-ekonomike.

“Improvizimet tjera na dëmtojnë si vend dhe si popull”, ka thënë Naser Rugova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat