Nuk do ta besoni, deputeti nga VV-ja është vetëm 35 vjeç dhe i ka milionat

Politika

Nuk do ta besoni, deputeti nga VV-ja është vetëm 35 vjeç dhe i ka milionat

Nga: A.M. Më: 14 gusht 2020 Në ora: 15:46
Valon Ramadani

Është mandati i dytë si deputet i Kuvendit të Kosovës. Deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Valon Ramadani del të jetë një ndër deputetët më të pasur të partisë së tij.

Ai ka deklaruar pasuri në vlerë prej 3.3 milionë euro.

Këtë e ka bërë në Agjencinë Kundër Korrupsionit.

Deputeti i VV-së, ka deklaruar një shtëpi në vlerë prej 35 mijë eurove e blerë në vitin 2015.

Po ashtu, Ramadani posedon disa hektarë toke, ku vetëm njëra nga to ka vlerën e 2.300.000.00 euro, e cila është në pronësi të prindit të tij.

Image
Deklarimi i pasurise

Po ashtu, ai ka deklaruar dy vetura, njëra kap vlerën e 5.500 eurove, ndërsa vetura e bashkëshortes së tij e blerë në vitin 2019 ka vlerën e 15 mijë eurove.

Po ashtu, bashkëshortja e tij ka stoli ari në vlerë prej 4 mijë euro.

Image
Deklarimi i pasurise

Gjithashtu, Ramadani ka deklaruar edhe paratë që i ka të kursyera në institucion financiar, si dhe të hyrat vjetore.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat