Mulliqi: Është brengosëse për Kosovën nëse bisedimet marrin epitetin e negociatave

Politika

Mulliqi: Është brengosëse për Kosovën nëse bisedimet marrin epitetin e negociatave

Nga: D.B. Më: 14 gusht 2020 Në ora: 17:39
Foto Ilustrim

Bisedimet maratonike që po zhvillohen ndërmjet Beogradit zyrtar dhe Prishtinës zyrtare, për normalizim të marrëdhënieve të ndërsjella, janë një mundësi e mirë për presidentin Tramp.

Kështu ka vlerësuar analisti politik Skender Milliqi i cili në një prononcim për gazetën” Bota sot” ka thënë se shpresa jonë është Amerika si prijetare e demokracisë dhe lirisë në botë. Sipas tij, edhe kësaj radhe nuk do të lëshon dore Kosovën e vogël , të cilën e ndihmojë shumë që të fiton pas shumë kohesh lirinë dhe pavarësinë nga Serbia.

Image
Skender Mulliqi

“Sigurisht se m interesim të madh pritet takimi më 2 shtator në Uashington , të thirrur nga ndërmjetësi në bisedime, Richard Grenel. Kur dihet së në nëntor mbahen zgjedhjet presindeciale në Amerikë, kjo datë e 2 shtatorit nuk është e rastësishme .Presidenti Donal Tramp nuk qëndron mirë karshi rivalit të tij demokratit, Xhoe Biden, dhe nga kjo agjendë e bisedimeve midis Serbisë dhe Kosovës po e sheh një mundësi të mirë për ti shtuan gjasat edhe për një mandat në Shtëpinë e Bardhë. Gjithmonë bisedimet e tilla që sigurojnë ndonjë marrëveshje paqeje në vendet ku ka pasur konflikt apo luftëra emisarëve të tyre, ju ka ngritur reputacionin dhe madje ju ka siguruar edhe Nebelin për Paqe në Botë , që është sigurisht një e arritur e madhe”, ka thënë analisti politik Skender Mulliqi .

Sipas tij, është brengosëse për Kosovën nëse në këto bisedime marrin epitetin e negociatave, që nën kupton diçka që ka mbetur e pa definuar.

“Nëse bisedimet zhvillohen më një pako, që si përfundim kanë arritjen e një marrëveshjeje paqeje , atëherë pala jonë nuk duhet lejuar që këto bisedime të zhvillohesh sipas dëshirës serbe , kur dihet së Kosova ende në kushtetutën e tyre figuron si pjesë e Serbisë. Dhe ajo që është qenësorja , serbet nuk janë duke hequr dorë nga territoret e Kosovës, gjë që bie ndesh më këtë pako dhe më Pakon e Marti Ahtisarit si kompromis i dhembshëm për Kosovën që ishte. Deklarata e Grenelit kontrovers deri më tash, së forcimi i ekonomisë është qelës për arritjen e paqes , ngjallë shumë shpresa së përkundër insistimit t palës serbe që në tavolinën e bisedimeve të servohet plani i vjetër ta themë ashtu, për shkëmbime territoriale , nuk do të lejohet, kur dihej së këtë plan duket se e ka hedhur poshtë edhe kancelaria Merkel dhe BE-ja , që mendojnë së do të hapte Kutinë e Pandorës në Ballkan dhe më gjerë”, ka thënë Mulliqi.

Ai ka shpjeguar se një kohë të gjatë bota u përballë më kriza globale ekonomike e cila nuk është tejkaluar ende, dhe tash së fundi po përballët më Krizën Globale Pandemike, që po merë më mijëra jetëra njerëzish.

“ Besoj që askush nuk do të merre përgjegjësinë e shkëmbimeve territorialë mbi supe, që në fakt do të ishte dhurata më e bukur për Serbinë .Po shohim një koordinim së fundi më të mirë rreth kësaj teme, midis BE-së dhe Amerikës , kur dihet pati disa takime të ndërsjella të Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel. Në takimin e Uashingtonit , palës serbe duhet reaguar ashpër lidhur provokimin e rëndë të futjes së xhandarmerisë serbe në territorin e Kosovës. Dhe, duhet stopuar që serbët e pa besë mos të veprojnë duke lobuar për tërheqjen e shteteve te mos njohjes të pavarësisë. Shumë kush mendon së nuk do të kemi shpejtë ndonjë marrëveshje paqeje, por që bisedimet sigurisht nuk do të ndalën .Pala jonë ishte dashur të këtë një koscenzus të forcave politike në Kuvend, që mos të lihet zbrazëtirë për manipulime, apo për degradim të procesit, kur dihet së nuk guxojmë të bëjmë as gabimin më të vogël, së kjo është faza finale e bisedimeve më Serbinë”, ka thënë analisti politik Skender Mulliqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat