Goditje e rëndë për Vetëvendosjen, paralajmërohet dështimi i madh kundër LDK-së

Politika

Goditje e rëndë për Vetëvendosjen, paralajmërohet dështimi i madh kundër LDK-së

Nga: P.R Më: 15 gusht 2020 Në ora: 18:16
Avdullah Hoti, Albin Kurti dhe Haki Abazi

Anëtari i kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, ish zëvendëskryeministri i Kosovës, Haki Abazi ka thënë se mocioni i mosbesimit është një proces që pritet të ketë sukses, pasi llogarisin në mbështetjen e një pjese të LDK-së dhe të PDK-së.

“Ky është proces normalisht presim që të realizohet me sukses edhe nënshkrimi i të gjitha subjekteve që janë duke parë që me këtë qeveri jemi në rënie të lirë...Unë mendoj që edhe një pjesë e LDK-së është e pakënaqur me atë se çfarë ka rezultuar i gjithë orkestrimi për të rrëzuar qeverinë legjitime dhe krijuar një qeveri që është e paaftë për të menaxhuar situatën. Është në të mirën e të gjithëve që mos të thellohet kriza politike, por edhe problemet tjera me të cilën është duke ballafaquar vendi. Unë pres në 2-3 javët e ardhshme zhvillime të rëndësishme për vendin e cila situatë ka me kërkua rikonfirmim të legjitimitetit qytetarë. Është një diversitet, mos të them dallime brenda partive politike në atë se çfarë duhet të bëhet. Sigurisht që Kemi pa një flirti dhe bashkëpunim të PDK-së nën tavolinë me LDK-në për përcaktimin e anëtarëve të bordeve publike, interesave të grupeve të ndryshme. Por gjithashtu mendoj që në secilën parti ka mendim të shëndosh dhe racional në atë se ku është duke shkuar vendi”, thotë Abazi.

Por ndryshe nga Abazi mendon analisti politik, Nexhat Haziri. Sipas tij mocioni i paralajmëruar nga Vetëvendosje do të dështojë.

“E kam parë deklaratën e Haki Abazit, dhe janë shumë legjitime dëshirat që ai shfaqë në këtë deklaratë që është shumë vështirë e realizuar, por i shërben atij që ta mbaj vëmendjen e anëtarëve dhe simpatizantëve të LVV-së, gjoja se ai është far protagonisti brenda këtij subjekti politik. Pra nuk pritet që nisma e LVV-së për mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë Hoti të jetë e suksesshme për shkak të mungesës së numrave, dhe këtë mbështetje nuk do ta ketë as nga LDK-ja por as edhe nga PDK-ja”, thotë Haziri për “Bota sot”.

Image
Nexhat Haziri

Sipas tij, Qeveria Hoti çdo ditë e më shumë po fiton besueshmërinë e qytetarëve dhe partnerëve ndërkombëtarë.

“LVV-ja nuk ka vota në mesin e deputetëve të LDK-së, dhe tentimi për ta thyer përbrenda LDK-në, nuk do të rezultojë suksesshëm, pasi LVV-ja e provoi me Vjosa Osmanin për ta thyer LDK-në në kohën e rrëzimit të qeverisë Kurti, dhe nuk ia doli. Qeveria e kryeministrit Hoti çdo ditë e më shumë është duke o konsoliduar dhe po fiton besueshmëri edhe të partnerët ndërkombëtar, andaj kërcënimet e LVV-së me deklarata për mocion mosbesimi ndaj qeverisë Hoti, janë thjesht deklarata për konsum të brendshëm politik duke tentuar që ta neutralizojnë zhgënjimin e anëtarësisë së tyre”, shprehet Haziri.

“Dhe krejt në fund, për mendimin tim, LVV-ja do të vazhdojë të kërcënoi qeverinë e kryeministrit Hoti me mocion mosbesimi, mirëpo asnjëherë nuk do ta qojë në Kuvend nismën e tyre, pasi askush nga skena politike, e kam fjalën nga partitë parlamentare nuk e sheh LVV-në si partner në asnjë proces, pra as në nismën e tyre për mocion mosbesimi ndaj qeverisë”, përfundon analisti politik, Nexhat Haziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat