Parashikimi: Nëse nuk e bën këtë, Avdullah Hoti mocionin e ka të garantuar, ky është synimi i Thaçit

Politika

Parashikimi: Nëse nuk e bën këtë, Avdullah Hoti mocionin e ka të garantuar, ky është synimi i Thaçit

Nga: P.R Më: 15 gusht 2020 Në ora: 19:45
Hashim Thaçi

I dërguari special i presidentit amerikan Dondald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka konfirmuar se Kosova dhe Serbia do të takohen me 2 shtator në Shtëpinë e Bardhë.

Në njoftimin e bërë, Grenell nuk ka dhënë shumë hollësi se çfarë pritet të ndodhë në takimin mes Kosovës dhe Serbisë.

Takimin e shatorit në SHBA e kanë mirëpritur presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri, Avdullah Hoti.

Por ajo që mbetet ende e paqartë është se a do të marr pjesë Thaçi në takimin e shatorit, dhe se kush do të jetë udhëheqës i delegacionit të shtetit të Kosovës.

Sipas analistit politik, Faton Mehmeti, interesi i vetëm i Hashim Thaçit është marrëveshja që i garanton atij amnisti.

Image
Faton Mehmeti

“Çdo gjë varet nga ajo se çfarë do të arrihet në Shtëpinë e Bardhë, a do jetë marrëveshja që Thaçi e ka bërë gati me Vuçiqin apo ndonjë tjetër. Për Thaçin nuk ka rëndësi personi por marrëveshja, e cila i garanton atij amnisti”, thotë Mehmeti për “Bota sot”.

Më tej, analisti Mehmeti ka treguar edhe arsyet pse mund të ‘shpërthejë’ një ‘luftë’ mes Thaçit dhe Hotit.

“Nëse Hoti del nga binarët e Thaçit, atëherë do shpërthej lufta politike mes qeverisë, konkretisht LDK dhe PDK, të cilën e zotëron Hashimi. Natyrisht se Thaçi ëndërron të jetë protagonist, dhe nuk dyshoj se nuk do e xhelozoj Hotin”, thekson më tej Mehmeti.

Për fund, Mehmeti thotë se takimi i 2 shtatorit do të jetë për t’i bërë presion BE-së.

“Personalisht nuk pres asgjë praktike nga 2 shtatori, pasi z.Hoti nuk ka kredibilitet as për të përfaqësuar partinë e tij. Do jetë takim për t'i bërë presion BE. Megjithatë, duhet theksuar se z.Hoti nëse nuk i shkon për shtati Hashimit, mocionin e ka të garantuar. Natyrisht se z.Hoti do jetë udhëheqës i 2 shtatorit, megjithëse kjo gjë do jetë fillimi i fundit i "dashurisë së vjetër " Thaçi-LDK”, përfundon analisti Mehmeti për “Bota sot”.

Kujtojmë se muaj më parë ishte anuluar takimi i 27 qershorit në Uashington, por që më pas, Kosova dhe Serbia me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian rinisën dialogun.

Deri te anulimi i takimit të 27 qershorit në Uashington, kishte ardhur pasi Gjykata Speciale bëri të ditur propozim aktakuzat ndaj presidentit Hashim Thaçi, dhe kreut të PDK-së, Kadri Veseli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat