Takimi i 4 shtatorit, Bujrani: Mes opozitës po mbizotëron inati dhe përçarja, kjo pozitë është e plogësht dhe e pa përvojë

Politika

Takimi i 4 shtatorit, Bujrani: Mes opozitës po mbizotëron inati dhe përçarja, kjo pozitë është e plogësht dhe e pa përvojë

Nga: A.SH Më: 27 gusht 2020 Në ora: 21:48
Qeveria e Kosovës

Kryeministri Avdullah Hoti ditë më parë iu ka derguar ftesa partive opozitare për të dërguar nga një përfaqësues për të marrë pjesë në takimin e 4 shtatorit në SHBA. 

Partitë opozitare si VV ashtu edhe PDK kanë refuzuar të marrin pjesë në takim.

Për këtë njohësi i çështjeve politike, Blerim Bujrani për “Bota sot” ka thënë se, mes partive opozitare po mbizotëron inati dhe përçarja.

“Vazhdon të mbizotëroj inati, përçarja, jo uniteti në mes partive opozitare, problemet nacionale apo edhe interesat nacionale i trajtojnë si probleme vetëm të pozitës. Edhe kjo pozitë është mjaftë e plogshtë dhe e pa përvojë mjafton të përmendin se kush merr pjesë nga AAK në delegacion dhe kjo duket qesharake dhe jo serioze nga Ramushi që bën hajgare me interesa nacionale, pra këtë klasë politike e ka kapluar joserioziteti, dhe jokompetenca, në vend që të ketë njerëz përfaqësues kompetent me përvojë atje dërgojnë njerëz kotë.

Image
Blerim Burjani

 

Ai më tej thotë se, edhe kryeministri Avdullah Hoti nuk ka ndonjë ekspereincë nga këto punë të komplikuara.

“Edhe Hoti nuk ka ndonjë ekspereincë nga këto punë të komplikuara, problemi është se këta njerëz nuk janë në gjendje të rënda me shkrim të i përpilojnë vet në raporte marreveshjeje për këto tema, pra s’kemi çka të themi më shumë”, shprehet Burjani për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat