Biserko tregon a është shkëmbimi i territoreve në tryezë dhe jep alarmin: Kosova dhe 3 shtete rrezikojnë të zhduken

Politika

Biserko tregon a është shkëmbimi i territoreve në tryezë dhe jep alarmin: Kosova dhe 3 shtete rrezikojnë të zhduken

Arbnore Zhushi Nga Arbnore Zhushi Më 29 gusht 2020 Në ora: 08:15
Kryetarja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, Sonja Biserko

Kryetarja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, Sonja Biserko, ka thënë se shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, nuk është në tryezë të bisedimeve.

Ajo në një intervistë ekskluzive për gazetën “Bota sot”, ka thënë se këtë e ka konfirmuar edhe i dërguari special amerikan për dialogun Richard Grenell.

“Shkëmbimi i territoreve nuk është në tryezë tani. Edhe ambasadori Grenell, i cili ishte pjesë e marrëveshjes, tani thotë se shkëmbimi i territoreve nuk është një opsion”, ka deklaruar Biserko.

Ajo ka theksuar se shkëmbimi i territoreve, do të shkaktonte destabilizim dhe konflikt në Ballkan. Sipas saj, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Bosnja dhe Kosova do të zhdukeshin, nëse do të kishte lëvizje të forta kombëtare në Ballkan.

“Ndryshimi më i vogël i kufijve në Ballkan do të shkaktonte destabilizim dhe konflikte. Ka tre lëvizje të forta kombëtare në Ballkan - serbe, kroate dhe shqiptare. Nëse ato i arrijnë aspiratat e tyre, do të shpërthenin Ballkanin siç e dimë. Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Bosnja dhe Kosova do të zhdukeshin. Do të duheshin edhe disa dekada më tepër për ta qetësuar rajonin”, ka thënë Sonja Biserko për “Bota sot”.

Ajo ka vënë në pah se problemi kryesor me të cilin po përballen këto shtete, është migrimi.

“Të gjitha këto shtete të sapo shfaqura janë përballur me problemin e migrimit. Njerëz të rinj dhe të aftë po largohen nga vendi pa mundësinë e transformimit”, është shprehur kryetarja e Komitetit të Helsinkit në Serbi./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat