Bashkimi i Vjosa Osmanit me Albin Kurtin, ja çfarë mund t`i ndodh LDK-së

Politika

Bashkimi i Vjosa Osmanit me Albin Kurtin, ja çfarë mund t`i ndodh LDK-së

Nga: A.M. Më: 8 shtator 2020 Në ora: 21:34
Albin Kurti, Vjosa Osmani

Njohësi i çështjeve politike, Faton Mehmeti ka thënë për “Bota sot” se deklarata e kryetares së Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmanit ishte shumë e qartë.

Për më tepër, ai është shprehur se Osmani me shumë gjasë mund të bëjë koalicion me partinë e  Albini Kurtit kurdo që mbahen zgjedhjet.

“Deklarata e Vjosës ishte shumë e qartë, ajo do të krijoj parti, dhe në zgjedhje do të shkon bashkë më VV në koalicion, me synimin për t'i fituar mbi 51 % të votave dhe për t'i krijuar institucionet vet, pa koalicion me të tjerët.  Vjosa më nuk i takon LDK-së, me këtë parti që ka ngelur në duart e jaranave të Hashimit. Partisë së re të Vjosës pritet t' i bashkohen shumë zyrtarët të LDK, përkrahësit e ish presidenti Sejdiu, dhe një pjesë nga partitë tjera. Vjosa, me shumë gjasë shkon me Albinin në koalicion, në zgjedhjet kurdo që mbahen”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Image
Faton Mehmeti

Mehmeti ka theksuar se kjo mund të dëmtoj Lidhjen Demokratike të Kosovës.

“Kjo natyrisht se do e dëmtonte LDK, këtë parti, që qysh nga vdekja e dr.Rugovës, s`ka arritur asnjëherë të kthej namin që e kishte, tanimë pritet edhe më shumë të tkurrët”, ka përfunduar Mehmeti për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat