A do të bashkohen PDK dhe AAK me Vetëvendosjen për rrëzimin e Qeverisë? Flet profesori Riza Smaka

Politika

A do të bashkohen PDK dhe AAK me Vetëvendosjen për rrëzimin e Qeverisë? Flet profesori Riza Smaka

Nga: G.B Më: 8 shtator 2020 Në ora: 22:45
Riza Smaka

Lëvizjes Vetëvendosje i nevojiten edhe 9 nënshkrime për mocionin e mosbesimit.

Për rrëzimin e Qeverisë, kjo parti po e sheh arsye edhe marrëveshjen ekonomike të nënshkruar me Serbinë në Uashington e konsideron “nënshtrim pa njohje”, me të cilën LVV thotë se është shkelur edhe Kushtetuta e Kosovës, e Deklarata e Pavarësisë.

E për rrëzimin e Qeverisë, ata kërkojnë përkrahje edhe nga PDK dhe AAK, të cilat po ashtu janë kundër kësaj marrëveshje.

Nga PDK kanë thënë se janë pro rrëzimit të Qeverisë, ndërsa që AAK ende nuk është deklaruar.

Lidhur me këtë, profesori Riza Smaka, ka thënë për gazetën "Bota sot" se Qeveria aktuale është formua në rrethana problematike, me dy vota të kontestuara juridikisht.

"Qeveria aktuale e Republikës së Kosovës ka qenë formuar në kushte dhe rrethana problematike referuar Kushtetutës. Nga 61 vota pro, dy sosh ishin të kontestuara juridikisht, të cilat Gjykata Kushtetuese sikundër të mos ndodhej ose nën presingun politik ose në koherencë më pushtetare, deri tani do të kishte vendosur për anulimin e dy votave të tilla problematike, njërës nga deputeti i dënuar mbi gjashtë muaj e tjetrën të dhënë në kundërshtim me nenin 70 të Kushtetutës", është shprehur ai.

Sipas Smakës, Qeveria ka dështuar në shumë sfera, ndër të tjera në mbrojtjen e qytetarëve nga pandemia e koronavirusit.

"Edhe kjo Qeveri ka qenë e formuar, në vend, sipas Ligjit për Qeverinë, sipas një aktit juridik të legjislacionit sekondar. Kjo Qeveri ka dështuar në shumë sfera, ndër të tjera në mbrojtjen kundër pandemisë nga se në vendin tonë shkalla e infektimeve me pasoja fatale është më e larta në botë", ka vlerësuar ai.

Profesori shton se opozita mund të solidarizohet për mocionin për rrëzimin e qeverisë dhe se mund të pritet një bashkëveprim i gjerë i deputetëve opozitarë.

"Rrjedhimisht, opozita parlamentare, edhe nga shkaqe tjera, do mund të pritej të homogjenizohej dhe solidarizohej në nismën për mocionin për mosbesimin e ekzekutivit aktual. Gjykoj se pro nismës për mosbesimin e Qeverisë aktuale, do të mund të pritej një bashkërenditje dhe bashkëveprim i gjerë dhe suficient i deputetëve opozitarë", ka deklaruar Riza Smaka për "Bota sot".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat