Profesori tregon kërkesën që Kosova duhet ta shtrojë në takimin e radhës me Serbinë

Politika

Profesori tregon kërkesën që Kosova duhet ta shtrojë në takimin e radhës me Serbinë

M.H Nga M.H Më 9 shtator 2020 Në ora: 10:21
Foto nga takimi

Më 4 shtator është nënshkruar marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë në Uashington. Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq të premtën nënshkruan marrëveshje në SHBA.

Kryeministri Hoti pas takimit u shpreh që kjo marrëveshje është një hapë i madhë drejtë normalizimit të marrëdhënive të Kosovës duke vazhduar që shumë shpejtë do të kemi edhe njohje nga shteti i Serbisë.

Në lidhje me këtë temë, profesori universitar, Enver Bytyçi, i kontaktuar nga “Bota sot”, u shpreh që kjo marrëveshje nuk zgjodhi asgjë vetëm i dha rrugë konfliktit midis Kosovës dhe Serbisë.

Bytyçi thotë më tej që Kosova duhet të shkojë në bisedime me Serbinë vetëm me kërkesën se Serbia ta njoh Kosovën dhe çdo kërkesë tjetër të shtetit të Serbisë të mos e pranojnë. Duke shtuar që këtë vendim duhet ta marrin Kosova me institucionet e saj në këtë mënyrë Hoti dhe Hyseni të këmbngulin për njohje.

Image
Enver Bytyçi

“Marrëveshja e Uashingtonit për mendimin tim nuk i dha rrugë zgjidhjes së konfliktit midis Kosovës dhe Serbisë. Përkundrazi, presidenti serb me obstruksionet e veta, e ktheu procesin pas në kohë, në pikën zero. Në momentin që pranoi heqjen e pikës dhjetë për obligim të Serbisë për njohjen e shtetit të Kosovës, delegacioni shqiptar ka hapur rrugën për kompromise të tjera të quajtura të dhimbshme në dialogun me Serbinë. Sepse njohja do të kushtëzohet me disa lëshime tjera. Nëse do mbahej obligimi i Serbisë për njohje, atëherë Kosova mund të konsiderohej si e fituar, sepse do t'I thoshte vazhdimisht delegacionit serb se "Ju jeni angazhuar për këtë dhe duhet ta mbani fjalën dhe detyrimin e marrëveshjes"! Por kjo nuk ndodhi për fajin e Avdullah Hotit dhe Skënder Hysen Agës, Kosova dhe institucionet e saj, duhet të heqin dorë nga dialogu. Edhe nëse formalisht shkojnë në bisedime, duhet të shkojnë vetëm me kërkesën për njohje dhe të injorojnë çdo kurth tjetër të Serbisë për Zajednicën a marrëveshje tjera. Sapo të ulen në tavolinë, duhet të bëjnë të qartë se do të bisedojnë për njohjen. Serbia do të refuzojë dhe do të largohet. Le të largohet”, u shpreh profesori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat