Koalicioni para shpërbërjes?

Politika

Koalicioni para shpërbërjes?

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 9 shtator 2020 Në ora: 14:29
Qeveria

Konfrontimet e partnerëve të koalicionit, Ramush Haradinajt dhe Isa Mustafës apo grindjet nga distanca dhe në publik në mes të partnerëve të koalicionit, shpërfaqin mungesën e besimit dhe të respektit në mes tyre.

Analistet politik vlerësojnë se koalicioni LDK-AAK është bërë pa asnjë dakordësi të programit, koalicion për inati të dikujt tjetër, e që tani po u dalin në pah dallimet.

Sipas tyre, mungesa e komunikimit në tavolinë në mes të partnerëve koalicionit duket se imponon komunikimin në publik çka tregon për një krizë të thellë brenda koalicionit.

Mehmeti: Koalicioni LDK-AAK është bërë për inati të dikujt tjetër

Analisti politik Faton Mehmeti ka thënë se konfrontimi është pasojë e mos pasjes së një platforme të përbashkët për dialogun, dhe shumë çështje të tjera. 

Image
Faton Mehmeti

Ai ka thënë se koalicioni LDK-AAK është bërë pa asnjë dakordësi të programit, koalicion për inati të dikujt tjetër, e që tani po u dalin në pah dallimet

“Askund në botë nuk ndodh që një herë më bë koalicion, pastaj me bisedua për program, sepse njerëzit duhet të bashkohen për program, jo për individë. Faktikisht, këtu çdo gjë është pazar, nuk ka parime, dhe kur pazari nuk u shkon mbarë atëherë janë në gjendje të prishën mes vete. E shoh që në të ardhmen, sidomos në fillim të shkurtit, më së largu ky koalicion do të dështoje, pasi posti i presidenti do të jetë përcaktues për fundin e koalicionit AAK-LDK”, është shprehur analisti politik Faton Mehmeti.

Jashari: Grindjet në mes të partnerëve të koalicionit, shpërfaqin mungesën e besimit

Kurse njohësi i çështjeve politike Shemsi Jashari ka thënë se, mungesa e komunikimit në tavolinë në mes të partnerëve koalicionit duket se imponon komunikimin në publik çka tregon për një krizë të thellë brenda koalicionit.

Sipas tij, me një ritëm të tillë sjellja e partnerëve të koalicionit nuk premton jetëgjatësi të kësaj qeverie dhe po ashtu as suksese të saj.

Image
Shemsi Jashari

“Tendenca për dominim dhe mosnënshtrim ndaj njëri-tjetrit i bënë të dalin ne publik duke shantazhuar njëri tjetrin herë se do ta zëvendësojnë AAK-në, me një partner tjetër, e herë se do ta rrezojnë Hoti dhe LDK-në përmes mocion mosbesimi. Ajo që dihet tashmë është se kjo qeveri është e ndërtuar me pjesëtar të ekipës së dytë ngase lojtarët e vërtet janë në prapaskenë duke dirigjuar pozicionet e larta dhe vendimet e mëdha. Duke qenë kështu, më së miri do të ishte që zgjedhjet të mos vonoheshin dhe mandati për të vendosur kush duhet të udhëheq ti kthehet qytetarit. Në këtë situatë që gjendemi kur duhet të murrën vendime të mëdha nuk duhet të kemi improvizime të tilla dhe sjellje amatore siç po i shohim tani”, është shprehur njohësi i çështjeve politike Shemsi Jashari.

Mehazi: Konfrontimet për mashtrim të qytetarëve

Ndërsa njohësi i çështjeve politike, profesor Sulejman Mehazi ka thënë se konfrontimet e partive koalicionuese të Ramush Haradinajt dhe Isa Mustafës janë fraza marketingjesh politike për shkak pikës së ndjeshme të Ujmanit nënshkruar në Uashington.

Image
Sulejman Mehazi

Sipas tij, këto janë qesharake pasi Haradinaj fajëson Isën për marrëveshjen e Ujmanit në SHBA, e Isa arsyeton marrëveshjen e Ujmanit si ujdi koalicionuese me AAK-në e Haradinajt. 

“Pas marrëveshjes e nënshkrimit në Uashington të kota, të dëmshme e të pa vlefshme janë konfrontimet e Haradinajt dhe Isës, këto konfrontime bëhen vetëm për të mashtruar qytetarët e kurrgjë më shumë, s'ka pse të fjalosen kur pjesëmarrës të kësaj marrëveshje ekonomike në Uashington kanë qene të deleguar të dy partitë koalicionuese LDK dhe AAK. Nuk ka arsyetime, marrëveshja e Uashingtonit bie mbi gjithë delegacionin e Kosovës, mbi gjitha partitë pjesëmarrëse në Uashington. Mos unifikimi i partive koalicionuese në Uashington e bëri të veten, dëmtoi Republikën  e Kosovës me Ujmanin dhe me mosnjohjen e Kosovës nga pala serbë. Nëse dikush më pak ka të drejtë të hidhërohet e të konfliktohet është Haradinaj, i cili, jo vetëm që në Uashington dështoi me Ujmanin, po më parë në marrëveshje me Malin e Zi humbi dhe Çakorrin. Nëse Isa Mustafa është fajtor për Ujmanin, Haradinaj është fajtori kryesor për Çakorrin, i pari, Isa do i fal Serbisë ujin, i dyti, Haradinaj ia fali Malit të Zi territorin. Si njëri si tjetri janë fajtor kryesor për politikëbërjen e tyre në Kosovë”, është shprehur njohësi i çështjeve politike profesor Sulejman Mehazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat