Rrëzimi i Qeverisë, vjen thirrja për PDK-në dhe AAK-në, kështu duhet të veprojnë

Politika

Rrëzimi i Qeverisë, vjen thirrja për PDK-në dhe AAK-në, kështu duhet të veprojnë

Nga: G.B Më: 9 shtator 2020 Në ora: 18:09
Qeveria e Kosovës

Lëvizja Vetëvendosje ka deklaruar se marrëveshja e arritur në Washington është një arsye më shumë për ta rrëzuar Qeverinë Hoti.

Ata i kanë bërë thirrje edhe PDK-së dhe AAK-së që të votojnë për rrëzimin e Qeverisë, pasi as këto parti nuk e përkrahin marrëveshjen.

Derisa nga PDK kanë deklaruar se duhet rrëzuar Qeveria, nga AAK ende nuk dihet se si do të veprojnë.

Por, sa ka shanse që të bëhen bashkë partitë dhe ta rrëzojnë Qeverinë?

Njohësi i çështjeve politike, Leon Duhanaj, ka thënë për gazetën “Bota sot” se Kosova ka nevojë për konsensus nacional dhe jo për mocion tani.

Image
Leon Duhanaj

“Për mendimin tim, Kosova nuk ka nevojë për mocion, por për konsensus nacional. Çdo tentativë për mocion në ketë fazë, është tentativë për dezintegrim dhe çorientim. Kur bëhet fjalë për LVV, nuk pres diçka ndryshe. Ata që afër dy dekada, kanë një mision destabilizim, dezintegrim dhe përçarje qoftë të spektrit politik, qoftë edhe shoqërisë në përgjithësi”, është shprehur ai.

Sa i përket PDK-së, Duhanaj thotë se ajo duhet ta rishikojë pozicionin e saj, ndërsa AAK duhet ta ndërpres lojën me dy kuta, pasi nuk përfiton asgjë, por bëhet shkaktar i rrëzimit të Qeverisë dhe ndëshkohen në zgjedhje.

“Për sa i përket PDK-së, mendoj që duhet ta rishikojë pozicionin momental të saj. Ne e kemi një qeveri me pak numra, por jo të papërgjegjshme. Kjo qeveri thërret për bashkëpunim dhe konsensus dhe për mendimin tim, duhet të kemi përgjigje pozitive. AAK, duhet ta ndërpres lojën me dy kuta sepse nuk përfiton asgjë nga kjo punë, përkundrazi në rast që bëhen shkaktarë i prishjes së koalicionit, do të ndëshkohen rëndë në zgjedhje”, ka vlerësuar ai.

Duhanaj shton se Kosova nuk e ka luksin të shkojë në zgjedhje dhe jo çdoherë ato janë zgjidhje, duke thënë se Hoti dhe Mustafa duhet të bëjnë përpjekje për t’i përafruar qëndrimet me AAK-në dhe PDK-në që të kemi stabilitet.

“Kosova nuk e ka luksin e eksperimentimit të gjendjes. Zgjedhjet e reja, kanë treguar në të kaluarën se nuk sjellin edhe zgjidhje, prandaj, loja me mocione është lojë me fatin e vendit dhe qytetarëve. Kryeministri Hoti, por edhe z. Isa Mustafa, duhet të bëjnë përpjekje për t'i përafruar qëndrimet me AAK-në, por edhe me PDK-në, në mënyrë që të kemi stabilitet politik”, ka deklaruar Leon Duhanaj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat