Mehmeti: AAK e ka në dorë koalicionin, andaj e merr guximin për të kërcënuar LDK-në

Politika

Mehmeti: AAK e ka në dorë koalicionin, andaj e merr guximin për të kërcënuar LDK-në

Nga: D.B. Më: 9 shtator 2020 Në ora: 18:12
Haradinaj-Mustafa

Kërcënimet e AAK-së drejtuar partnerit të koalicionit qeverisës, LDK, nuk janë asgjë përveç se shantazhe politike.

Kështu ka vlerësuar analisti politik Faton Mehmeti i cili në një prononcim për gazetën “ Bora sot” ka thënë se kërcënimi është për t'i bërë presion LDK që të bëj Ramushin president kur të vjen koha, si dhe të trajtoj më dinjitetshëm ministrat e AAK, ndryshe e dërgon në opozitë.

Image
Faton Mehmeti

Sipas tij, AAK e ka në dorë koalicioni, andaj edhe e merr guximin për të kërcënuar LDK, e cila në mungese të alternativave duhet të dëgjoj çfarë i thotë AAK ose shkon në zgjedhje.

“AAK i ngreh veshin Hoti që të sillet më butë më ministrat e AAK, sepse ndryshe e pret shkarkimi. Faktikisht nuk mbahet qeveria me kërcënime, e kjo qeveri nuk ka jetë të gjatë, andaj secili mundohet të tregoj muskujt ndaj tjetrit”, ka thënë analisti politik Faton Mehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat