Ramush mbaje në mend, Isa ka me të “djeg”

Politika

Ramush mbaje në mend, Isa ka me të “djeg”

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 9 shtator 2020 Në ora: 20:25
Isa Mustafa dhe Ramush Haradinaj

Kot nuk thonë çfarë t’ia bësh dikujt, edhe dikujt do të ta bëj ty. Kjo frazë aktualisht po i përsëritet LDK-së. Dikur LDK ia bënte një gjë të tillë VV-së, tani AAK po ia kthen “borxhin” partisë së Isa Mustafës.

Fatkeqësisht, kjo gjë tashmë e shndërruar në praktikë, po përsëritet në skenën tonë politike. Partnerët e koalicionit nuk i besojnë njëri-tjetrit, shtanzhojnë njëri-tjetrin, intriga dhe kurthe njëri-tjetrit, dhe ajo që e paguan krejt këtë cirk është Kosova, qytetari i saj.

Kur LDK i bënte këso paralajmërime VV-së, e kam thënë se nuk funksionin kështu qeveria, të njëjtën gjë e them edhe tani kur AAK-ja po i bën paralajmërime, kërcënime me daljen nga koalicioni LDK-së, se kjo është e pandershme.

Tek e fundit koalicionet janë bëre me qejf, AAK-ja ka pranuar pa kushte të futet në koalicion, tani me cilën të drejtë kërcënon LDK-në me dalje nga koalicioni nëse Ramushi nuk bëhet president, apo nëse diskutohet kjo apo nuk diskutohet ajo pikë në marrëveshjen me Serbinë?

Pse AAK para së të bënte koalicion nuk vinte kushtet, u vërsul yrysh drejt karrigeve të pushteti pa asnjë kusht. Kështu nuk bëhet shteti, kështu nuk veprojnë partitë serioze, të cilat bëjnë koalicion në bazë të parimeve, programeve, dhe jo bizneseve, vërsuljes së pushtetit etj.

Duket se AAK ka përdoru strategjinë, që futemi në koalicion, pastaj do të bëjnë si themi ne se s’kanë nga t’ia mbajnë. Me këtë logjikë, edhe po e shantazhon LDK-në, ose të bëhet Ramushi president ose shkojmë në zgjedhje. Megjithatë Ramushi ka harruar se Isa është politikan i vjetër, nuk ngutet, mirëpo s’do ngelet keq, e ka PDK-në që do i zë vendin AAK-së duke marrur postin e presidentit. Në krejt këtë lojë, prapë se prapë Ramushi do të digjet, si shumë herë të tjera.

Andaj, Ramushi nëse e ka ndërmend të largohet nga koalicion për shkak të presidenti, më mirë të largohet tani, me shumë gjasë vendin shkon në zgjedhje tani, në shkurt jo, atëherë PDK-ja do të futet në koalicion, me shumë gjasë pa Kadri Veselin. Të bëjë mirë llogaritë Ramushi, në politikë nuk duhen gjokse por tru, në këtë rast Isa prapë do të dal fitues.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat