Qëndrueshmëria e koalicionit, analisti politik: Kjo qeveri është krijuar nga Grenelli, marrëveshja u nënshkrua, andaj fundi i saj më nuk është i largët

Politika

Qëndrueshmëria e koalicionit, analisti politik: Kjo qeveri është krijuar nga Grenelli, marrëveshja u nënshkrua, andaj fundi i saj më nuk është i largët

Nga: A.SH Më: 9 shtator 2020 Në ora: 22:19
Hoti dhe Haradinaj

Një ditë më parë AAK-ja mblodhi strukturat e saj për të diskutuar për marrëveshjen e nënshkruar në Uashington dhe për koalicionin.

Në një deklaratë që e kishte dhënë edhe nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, kishte thënë se nuk ishte temë diskutimi largimin nga koaliconi mirëpo nuk e mohoi faktin se disa nga deputetët e AAK-së, kërkuan daljen nga koalicioni.

Këtë e komentuar analisti politik, Faton Mehmeti, ku në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se, me deklaratën z.Gjini kërcënon LDK me mocion.

“AAK me deklaratën e z.Gjini kërcënon LDK me mocion, duke i bërë të ditur se mjfaton që 'i prish pak qejfin z.Haradinaj, që të qoj vendin ën zgjedhje. Duket se AAK po kërkon t'i bëj paralajëmrim z.Hoti që të jetë më i dëgjueshëm, më përfillës ndaj ministrave të AAK, dhe këtë të fundit ta trajtoj më më rëndësi, pasi fati i saj varet piëkrisht nga z.Harandinaj”, ka thënë Mehmeti.

Image
Faton Mehmeti

 

Më tej shton se, kështu ndodh kur bëhët koalcion pa parime, por me pazare dhe se kjo qeveri e krijuar nga Grenelli do të bie shumë shpejt sepse marrëveshja tashmë është nënshkuar.

“Kështu ndodh kur bëhët koalcion pa parime, por me pazare, dhe tani që pazaret spo u dalin siç kanë menduar, po duan të prishën. Duket se ky koalcion s’ka jetë të gjatë, maksimumi është shkurti, kur pritet të flitet për president, të cilën LDK nuk e mbështet z.Harandiaj, andaj shansat janë shumë të mëdha që ky koalcion më së largu atëherë të bie. Kjo qeveri është krijuar nga Greneli, marrëveshja u nënshkrua, andaj fundi i saj më nuk është i largët”, përfundon Mehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat