Avdyli:Vaj halli nëse LDK-ja mbetet në dorë të Agim Veliut

Politika

Avdyli:Vaj halli nëse LDK-ja mbetet në dorë të Agim Veliut

Më: 10 shtator 2020 Në ora: 10:51
Foto ilustrim

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli, në emisionin DPT te Fidani në T7, ka thënë se nëse LDK’ja mbetet në nënkryetarin e saj, Agim Veliun, atëherë vaj halli për këtë parti.

“Nëse LDK’ja mbetet në këta njerëz, vaj halli për të. Sepse nuk kanë autoritet”, është shprehur Avdyli.

“Një parti si LDK’ja e viteve të 90’ta, të mbetet në Agim Veliun. Kjo lë shumë për të dëshiruar”.

Tutje, ai tha se Veliu nuk ka guxim të dalë në zgjedhje.

“Veliu nuk guxim të dalë në zgjedhje dhe mendon se po flet me njerëzit e LDK’së si në komunë dhe mund t’i përjashtojë kur të dojë”, tha Avdyli.

“Ai asnjëherë nuk del në debate me analistë. Kjo sepse duke heshtur është munduar ta krijojë një ide sikur është shumë i mençur”.

Gjithashtu Avdyli thotë se faktorizimi i tij u bë nga kryetari i LDK’së, Isa Mustafa.

“Faktorizimi i tij u bë nga Isa Mustafa”, shtoi Avdyli.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat