Mustafa takoi shefin e ri të BE-së, flasin për liberalizimin e vizave

Politika

Mustafa takoi shefin e ri të BE-së, flasin për liberalizimin e vizave

Më: 10 shtator 2020 Në ora: 14:36
Foto gjatë takimit

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka pritur sot në takim shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian, Tomas Szunyog.

Gjatë këtij takimi, Mustafa e njoftoi Szunyog për zhvillimet e fundit politike, qëndrimin e LDK-së në luftën kundër pandemisë nga COVID-19 dhe çështje tjera me rëndësi për zhvillimin e vendit.

"Kryetari Mustafa u shpreh i kënaqur me marrëveshjen që është arritur në Uashington, si një ndër çështjet me rëndësi të Kosovës në raport me BE-në. Gjatë këtij takimi, Mustafa ka diskutuar edhe për procesin e liberalizimit të vizave dhe integrimin e Kosovës në familjen e vendeve demokratike evropiane”, thuhet në njoftimin për media.

Po ashtu u diskutua edhe për forcimin e rendit dhe ligjit, për thellimin e demokracisë, luftimin e korrupsionit, dhe zhvillimin ekonomik.

Ambasadori Szunyog theksoi se BE-ja do të vazhdoj t’i përkrahë institucionet e Kosovës në procesin e përafrimit me BE-në.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat