VV ka një kërkesë për qeverinë Hoti

Politika

VV ka një kërkesë për qeverinë Hoti

M.H Nga M.H Më 10 shtator 2020 Në ora: 17:12
Qeveria Hoti

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKShPK) ka prezantuar rregullat që duhet të zbatohen nga nxënësit, mësimdhënësit dhe stafi shkollor, nëse vendoset që procesi mësimor të mbahet nëpër shkolla.

Në ‘doracakun’ e përgatitur të IKShPK-së thuhet se çdo nxënës duhet të sigurojë maskën personale e cila përdoret gjatë gjithë kohës së qëndrimit në ambientet e shkollës. Maska sigurohet nga vetë nxënësi, por DKA-ja dhe shkolla duhet të sigurojnë edhe një fond rezervë të maskave në shkollë.

Në lidhje me këtë temë, i kontaktuar nga “Bota sot”, deputeti i VV-së, Fitim Uka u shpreh që shteti duhet të i sigurojë maskat e jo prindërit.

Tutje Uka thotë që ky është vetëm një tjetër dështim i radhës i kësaj qeverisje që moti e ka humbur rrugën.

Image
Fitim Uka

“Ideja është e thjeshtë, shteti duhet të sigurojë maskat për fëmijët. Por, si mund të siguron maskat një qeverisje e këtillë, që e ka reduktuar buxhetin për 12.5 milion euro. Prandaj, ky është vetëm një tjetër dështim i rradhës i kësaj qeverisje që moti e ka humbur rrugën”, u shpreh Uka për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat