Mulliqi: Nëse nuk ka stabilitet politik, nuk do të ketë as stabilitet ekonomik

Politika

Mulliqi: Nëse nuk ka stabilitet politik, nuk do të ketë as stabilitet ekonomik

Nga: D.B. Më: 10 shtator 2020 Në ora: 17:13
Foto Ilustrim

Klasa e re politike e pas luftës në Kosovë u pasurua në mënyre enorme, kurse qytetarët mbetën në varfëri. Kosova ka mbetur në gjysmë të rrugës të zhvillimit ekonomik , ndërsa kur behët fjalë për proceset e demokratizimit ato janë të mbetura mbrapa, për shkak të regjimeve të pa reformuara.

Kështu ka vlerësuar analisti politik Skender Mulliqi, i cili në një prononcim për gazetën “ Bota sot” ka thënë se kur nuk ka stabilitet politike , nuk ka as stabilitet ekonomik.

Image
Skender Mulliqi

“Kur do të krijojmë stabilitet varet së kur do avancohet demokracia dhe kur do të kemi institute të ekonomisë A do të gjendet formula kjo mbetet te rreshtimi i përgjithshëm dhe vullneti për të ndryshuar gjendjen për të mirë. Këtë e vërteton edhe raporti i fundit i Departamentit Amerikan të Shtetit, ku si shkaktar të ngecjes përmenden ndër të tjera edhe ekonomia informale, korrupsioni. Deri më tash pak pamë investime nga jashtë, kur dihet së në çfarë krizash jemi katandisur. Pa lëvizjen e proceseve nuk kemi mundësi ta mundim të keqën .Pa një veprimtari të gjerë shoqërore, gjasat do të jenë të vogla. Edhe forcimi i sindikatave do të ishte një ndihmesë e madhe, të cilët më shumë po funksionojnë në letër. Dihet së organizatat e ndryshme dhe ato studentore , si dhe shoqëritë civile duhet të aktivizohen në maksimum”, ka thënë Mulliqi.

Sipas tij, vetëm atëherë mund të llogarisim në prosperitetin e vendit tonë.

“Kosova është vonuar shumë në të gjitha proceset, duke mbetur shumë mbrapa nga vendet tjera. Kemi mbetur mbrapa në funksionimin e duhur të shtetit ligjor, që gjithashtu gjendet ne raportin e DASH-it për Kosovën. Kontrollin mbi shtetin po e mban kasta e privilegjuar e cila i ka të gjitha monopolet. Monopoli mbi pushtetin, e përjashton shumicën nga vendimmarrja dhe të mirat materiale”, është shprehur analisti politik Skender Mulliqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat