Kush i dërgoi “dosjet” e Gjykatës Speciale tek veteranët?

Politika

Kush i dërgoi “dosjet” e Gjykatës Speciale tek veteranët?

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 11 shtator 2020 Në ora: 20:06
Selia e Gjykatës Speciale

Para pak ditës mbi 4 mijë dosje të Gjykatës Speciale arritën në zyrat e veteranëve të UCK-së. Menjëherë pas kësaj ishin hetuesit e Prokurorisë së Specializuar ata që këto dosje i morën. E tëra kjo duket një skenar i përgatitur, me pikëpyetjen e madhe kush dhe pse i solli.

Përgjigjen në këtë pyetje mundohet secili ta jep sipas mendimit të tij, megjithatë ka disa gjëra, për të cilat besoj se të gjithë jemi dakord, pasi faktet janë kokëfortë.

Së pari, të kujtojmë se të akuzuar për janë krerët më të lartë të UCK-së, që sot janë në institucione, duke përfshirë edhe presidentin e vendit. Këto “dosje”, përmbajta e të cilave ende nuk dihet, nëse janë të njëjta me ato që i ka Gjykata Speciale, është dështim edhe për vet Gjykatën Speciale, që mbi katër mijë dosje janë në duart njerëzve jo kompetentë, duke rrezikuar kështu edhe dëshmitarët.

Këto “dosje” pavarësisht se a janë apo jo të vërteta, kanë qëllim frikësimin e dëshmitarëve, frikësime dhe për familjet e tyre dhe presion që të tërhiqen pasi “ne e dimë kush jeni”. Në anën tjetër këto mund të jenë vepër nga SHIK-u, për të zhvlerësuar seriozitetin e Gjykatës Special, dhe në të njëjtën kohë me shtimin e presioni ndaj tyre me publikim të këtyre “dosjeve”.

Dëshmitarët e Gjykatës Speciale janë shumë më të rrezikuar se vet të akuzuarit, të cilët kanë në dorë “dosjet” dhe sigurisht se dëshmitarët mund të dekonspirohen më lehtë, meqenëse të akuzuarit e dinë fortë mirë se kujt i kanë bërë keq.

Derisa shoqata e veteranëve nuk duhet të përzihet në punët e drejtësisë, dhe as të komentojë vendimet e saja, aq më pak të merr rolin mbrojtës për dike dhe akuzues për dike. Nëse mendojmë, dhe besojmë tek drejtësia, atëherë asaj duhet t’i qëndrojmë pas.

“Dosjet” dikush i solli, ai që i solli mund të jetë marionetë, ndërsa skenaristi, duhet të jetë “dikush i madh”, me rrezikun që e ndjen nga dëshmitarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat