‘Zbulohet’ skenari i frikshëm me 4000 mijë dosjet e Gjykatës Speciale, ja kush qëndron prapa - ky është mesazhi i fortë për prokurorinë

Politika

‘Zbulohet’ skenari i frikshëm me 4000 mijë dosjet e Gjykatës Speciale, ja kush qëndron prapa - ky është mesazhi i fortë për prokurorinë

Nga: N. H Më: 11 shtator 2020 Në ora: 22:18
Foto ilustrim

Ditë më parë, OVL-UÇK raportoi se një pako me 4,000 dosje të Gjykatës Speciale kanë mbërritur në zyrat e tyre, por që nuk dihet se kush i solli ato.

Gjykata Speciale nuk ka dashur të japë detaje nëse dosjet e prezantuara nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, kanë dal nga ky institucion i Kosovës apo jo.

Daljen e këtyre emrave në publik, OVL e UÇK-së e ka konsideruar si skandal për të cilin duhet të jap përgjigje dikush në Gjykatën Speciale.

E, lidhur me këto dosje, për gazetën “Bota sot”, ka folur njohësi i zhvillimeve politike në vend.

Analisti politik, Nexhat Haziri, në një prononcim dhënë gazetës “Bota sot”, e ka quajtur gjithë këtë si një skenar të fëlliqur, prapa të cilit qëndrojnë parti të caktuara politike nga “krahu i luftës”.

Haziri konsideron se më këto dosje po synohet pengimi i drejtësisë, i dëshmitarëve, si dhe identifikimi e më pas edhe ekzekutimi i tyre.

Image
Nexhat Haziri

“Është një skenar, do ta quaja i fëlliqur prapa së cilit qëndrojnë partitë të caktuara politike të të ashtuquajturit “Krahu i Luftës”, zyrtarët e së cilave priten të përballën me drejtësinë në Gjykatën Speciale, dhe OVL e UÇK-së, që ka për qëllim pengimin e drejtësisë, frikësimin e dëshmitarëve, identifikimin e më pas edhe ekzekutimin e tyre, ashtu siç kanë bërë organizata mafioze siciliane në Itali, apo ato bullgare pas tranzicionit në këtë shtet ish-komunist, dhe që i ka dhënë një goditje imazhit të vendit, si një shtet i kapur dhe i dështuar në aspektin e funksionimit të ligjit dhe drejtësisë”, ka thënë Haziri.

Madje, Haziri me tej ka deklaruar se po ashtu po synohet që të goditet edhe imazhi i Gjykatës Speciale, dhe komprimitimi i këtij institucioni.

“Qëllimi tjetër i këtij skenari është që të goditet imazhi i Gjykatës Speciale dhe komprimitimi i këtij institucioni të drejtësisë në opinionin kosovar. Ky zhvillim shpërfaq edhe një herë një rrjetë të organizuar kriminal i cili për më shumë se 20 vite e ka kapur sistemin e drejtësisë në vendin tonë duke e bërë të dobët e të pafuqishëm në raport me krimet gjatë dhe pas luftës, për hetim dhe zbardhje të vrasjeve politike, krimet ekonomike dhe të tjera veprimtari kriminale që rëndojnë mbi njerëzit që për gjithë këto vite kanë mbajtur pozita të larta shtetërore në Kosovë”, tha më tej ai.

Haziri i ashpër paraqitet me Organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, për të cilën thotë se këta të fundit asnjëherë nuk shprehen brengen e tyre për mbi 50 veteranët e vetëvrarë paslufte.

“Skenari i 4 mijë dosjeve nga Gjykata Speciale që u publikuan nga e ashtuquajtura OVL e UÇK-së, që këtë të fundit e nxjerrë në opinionin e Kosovës si një organizatë parapolitke e partive të caktuara politike ashtu siç ishte për gjithë këto vite, dhe jo një organizatë që është kujdesur për luftëtarët veteran të UÇK -së e cila asnjëherë nuk shprehu brengen e saj për mbi 50 veteranë të vetëvrarë paslufte”, ka potencuar analisti politik.

Krejt në fund, analisti politik thekson se prokuroria e shtetit do të duhet të kishte një hetim të thellë lidhur me këtë rast.

“Dhe krejt në fund, prokuroria e shtetit është dashur që të ketë një hetim të thellë dhe të detajuar se nga erdhën këto dosje edhe mos të tillat janë blerë nga Serbia dhe përgjegjësit e gjithë këtij skenari mafioz të nxjerrë para drejtësisë, por kjo mbetët vetëm një kërkesë apo dëshirë, pasi siç thamë edhe më lartë sistemi i drejtësisë në Kosovë është i kapur dhe defunksionalizuar nga të emëruarit në krye të gjyqësorit dhe të prokurorisë së shtetit nga të njëjtit skenarist, vështirë që ky skandal të hetohet dhe të zbardhët”, tha në fund, analisti politik, Nexhat Haziri, për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat