“LDK është parti e njerëzve dhe e forumeve partiake por AAK është parti e një njeriu që sillet si pronar”

Politika

“LDK është parti e njerëzve dhe e forumeve partiake por AAK është parti e një njeriu që sillet si pronar”

Nga: A.SH Më: 13 shtator 2020 Në ora: 20:37
Isa Mustafa dhe Ramush Haradinaj

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi në një deklaratë të tij kishte thënë se, vendimet rreth dialogut i marrin Isa Mustafa, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj, kurse Avdullah Hoti merr vendime brenda qeverisë.

Për këtë i menjëhershëm ka qenë reagimi i kryetarit të LDK-së Isa Mustafa duke thënë se “unë, si Kryetar i LDK-së nuk i jap udhëzime Kryeministrit Hoti. Unë konsultohem me Kryeministrin dhe partnerët e koalicionit për dialogun dhe për çështjet e tjera programore” dhe se “Kryeministrin e udhëzon Kushtetuta dhe ligjet e Kosovës”.

Analisti politik, Blerim Bujrani, në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se, sa i përket vendimeve në AAK, aty pyete Ramush Haradinaj dhe kjo s’ka dilemë.

“Po është e saktë atë që ka thënë argati i Ramushit, se për AAK-në pyetet Ramushi pra edhe për marrëveshje, këtu dilemë s’ka, kur dihet që AAK nuk është parti por është individ që ka bërë parti për vete dhe ai duhet të degjohet pra nuk mund të ketë marrëveshje pa thënë Ramushi, kjo dihet”, është shprehur Burjani.

Image
Blerim Bujrani

 

Më tej thekson se, LDK është parti e njerëzve dhe e forumeve partiake por AAK është parti e një njeriu që sillet si pronar i vetëm pa aksione për ndokënd tjetër.

“AAK ishte dikur koalicion i partive tash është parti e një njeriu. Normal ka të drejtë Isa Mustafa kur thotë se kryeminsitri merr vendime për marrëveshje ose nënshkruan marrëveshje. LDK është parti e njerëzve dhe e forumeve partiake por AAK është parti e një njeriu që sillet si pronar i vetëm pa aksione për ndokënd tjetër”, përfudnon Bujrani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat