"Thaҫi ia mori Walkerin Lëvizjes Vetëvendosje?!"

Politika

"Thaҫi ia mori Walkerin Lëvizjes Vetëvendosje?!"

Nga: H.O. Më: 14 shtator 2020 Në ora: 07:32
William Walker

Opinionisti dhe profesori Binak Maxharraj në një shkrim të tij autorial ka kritikuar William Walker për bashkëpunimin e fundit të tij me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaҫi.

Maxharraj thotë se ndonëse deri më tani ai ka përkrahur Lëvizjen Vetëvendosje dhe kundërshtitë e kreut të kësaj partie, Albin Kurti për keqqeverisjet, Walker ka vendosur të bëhet këshilltar i Presidentit Thaҫi.

Maxharraj përmend edhe momentin kur miku i shqiptarëve Walker kishte vizituar i pari masakrën e Reҫakut.

Shkrimi i plotë:

THAÇI IA MORI WALKERIN LËVIZJËS VETËVENDOSJE?!

Populli nuk thotë kot së paraja e kthen ujin përpjetë.

Masakra e Reçakut nga forcat çetnike serbe te Aleksandër Vuçiqit ishte njëra ndër shumë masakrat e bëra në Kosovë gjatë luftës çlirimtare. Aty pati njerëz të masakruar, njerëz pa gjymtyrë, por edhe njerëz më kokat e prera ashtu siç dijnë të bëjnë vetëm çetnikët e Millosheviçit dhe Vuçiqit.

Si përfaqësues i OSBE-së William Walker ishte i pari ai që vizitoi vendin ku ishin masakruar shqiptarët civil duarthatë të paarmatosur, pa dallim moshe dhe gjinie.

William Wakler u gjend i habitur dhe shumë I tmerruar për çmendurin serbe kur i pa të masakruarit dhe menjëherë e alarmoi botën për këtë masakër duke e cilësuar si gjenocid ndaj shqiptarëve.

William Walker u dëbua me forcë nga Kosova por e alarmoi botën për këtë masakër të çmendur serbe. Bota demokratike në krye me Amerikën u mobilizua edhe më shumë, edhe më bindshëm për t’i dalë në ndihmë kombit shqiptar nga çfarosja. Nuk vonoi shumë dhe Bill Klinton së bashku me vendet tjera te Evropës: Gjermania, Britania, Franca, Italia, Turqia e disa të tjera e sulmuan Serbin nën komandën e artitektit dhe strategut të luftës William Klark dhe për 78 ditë të bombardimeve në caqet strategjike Serbia u dorëzu dhe u detyru ta lëshojë e turpëruar Kosovën.

Por,William Walker mbeti miku i madh i Kosovës, figurë e dashur dhe e çmuar nga të gjithë shqiptarët, por e urrejtur nga serbët e sidomos nga Vuçiqi cili edhe ka fytyrë të injoroi maskarën e Reçakut si e pa qenë, si vepër jo e serbëve por e UÇK-së. Ëilliam Ëakler si mik i madh i Kosovës nuk lënë përvjetor pa ardhë ne Kosovë në përvjetorin e kësaj masakre i cili pritet si hero me plotë dashamirësi nga shqiptarët.

Siç vrehej William Wakler gjatë vizitave të tij të shpeshta ishte dashamir i Lëvizjes Vetëvendosje, e admironte atë e sidomos Albin Kurtin i cili i kundërshtonte lëvizjet në bërjën e shtetit nga partitë tjera e sidomos nga PDK duke e cilësuar si kapse e shtetit. Jo rrallëherë nga ai ishte në thumbë të kritikës edhe Hashim Thaçi, si kryeministër, si president i cili tërë këtë elitë e quante të korruptuar të cilët punojë për interesa personale për tu pasuruar, e jo për shtetndërtimin e Kosovës.

Por, William Wakler është dhe do të mbetet si mik i madh i popullit shqiptar në Kosovë por disi në këto kohë quditërisht është kthyer kah Hashim Thaçi kah njeriu që dikur më së shumëti e kritikonte si të korruptuar dhe shtetbërës të keq.

Ai dhe me kompania e tij qenka “punësuar”në presidencë te Hashim Thaçi në cilësin e këshilltarit. Ish-ambasadori Ëilliam Ëakler paska vendos dhe është nënshkruar kontrata që kësaj kompanije të Walkerit të ia paguaj nga 7 mijë euro për çdo muaj, për këshillat që ai do të ia jap Hashim Thaçit në ikje nga Presidenca.

 

Ish-ambasadori William Walker, ka vendosur të bëhet Këshilltar i Hashim Thaçit. Kompania e Walkerit do të marrë 7 mijë euro për ta ndihmuar Presidentin.

Që nga muaji gusht, Zyra e Presidentit Hashim Thaçi ka lidhur kontratë me Fondacionin e ish-shefit të Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin William Walker për këshilla profesionale anipse në presidencë nuk është i vogël numri i këshilltareve që i mban Thaçi, bile dikur e patë angazhuar edhe një serb spiun si këshilltar të vetin.

Nuk janë pak të jipën 7 mijë euro për ta këshilluar Thaqin, nga taksapaguesit të cilët edhe ashtu jetojnë në mjerim dhe skamje.

Por, për mua mbetet e pakapshme se si miku i jonë i madhë William Walker iu afru Hashim Thaçit të cilin dikuar e kritikonte aq ashpër.

Apo, ndoshta janë në pyetje paratë. Nuk thotë kot populli së:” paraja e qonë edhe ujin përpjetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat