Karriga e presidentit, fundi i qeverisë?!

Politika

Karriga e presidentit, fundi i qeverisë?!

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 14 shtator 2020 Në ora: 12:19
Presidenca e Kosovës

Kush do të jetë presidenti i Kosovës, pas përfundimit të mandatit të Hashim Thaçi, vazhdon të mbetet enigmë për opinionin publik. Pozita e presidentit vazhdon të jetë një “patate e nxehtë” për partnerët e koalicionit.

Ekspertët vlerësojnë se pretendimet për postin e presidentit të Kosovës nga partnerët e koalicionit mund të çojnë në prishjen e koalicionit qeverisës.

Halili: Prishja e koalicionit mund të vijë për shkak të postit të presidentit

Image
Njiazi Halili

Profesor Njiazi Halili, në një prononcim për “Bota sot”, është shprehur se LDK dhe AAK nuk janë marrë vesh për postin e presidentit.

“Partnerët e koaliacionit qeverisës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, kur e kanë arritur marrëveshjen për koalicionin, nuk janë marrë vesh se kush do të zgjidhet president pas skadimit të mandatit Thaçi me 2021”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Sipas tij, deri në prishjen e koalicioni nuk mund të jetë shkak positi i presidentit, por mund të jetë për shkak të mospërfilljes dhe mosperfshirjes së AAK-së si partner qeverisës në procesi e dialogut.

“Ditë më parë ish kryeministri Haradinaj, kishte kritikuar shefin e qeverisë Avdullah Hoti, për mospërfshirjen e ministrit të Drejtësisë, Selim Selimin, nga radhët e AAK-ja, ka kritikuar edhe ecurinë e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel duke thënë se ai po rrëshqet në një dialog teknik.

Kritikat e AAK-se për modelin e dialogut nuk nënkuptojnë mos mbështetje politike për qeverinë dhe nuk nënkupton prishjen e koalicionit.

Krejt për fund është kohë pa kohë dhe duhet gjetur modalitete per të mos shkuar në zgjedhje në këtë kohë të pandemisë. Megjithat prishja e koalicionit mund të vijë, për shkak të mospërfilljes dhe mosperfshirjes së AAK-së si partner qeverisës në procesin e dialogut si dhe marrëveshja e arrritur në Shtëpinë e Bardhë në Uashington mund të jenë njëra prej shkaqeve të prishjes së koalicionit qeverisë, kurse çështja e zgjidhjes së presidentit , nuk besoj se mund të jetë pretekst për prishjen e partneritetit qeverisë”.

Duhanaj: AAK e ka të pamundur ta imponojë një zgjidhje ku ky post i përketë asaj

Image
Leon Duhanaj

Ndërkaq, njohësi i çështjeve poltike, Leon Duhanaj shprehet se Haradinaj e ka zgjedhur momentin më të pafavorshëm dhe se ndoshta ai mendon se mund të ketë rikonfigurim të qeverisë.

“Kandidatura për postin e Presidentit e Haradinaj, po hasë në kundërshti të shumta po aq sa duket e ngutshme dhe e pamenduar mirë.

Për mendimin tim Haradinaj e ka zgjedhur momentin me të pafavorshëm për ta shpallur atë. Ai me gjasë duke menduar që mund të ketë rikonfigurim të qeverisë, e bëri këtë hap për ta rritur çmimin në kuadër të koalicionit”, ka thënë ai.

Për më tepër, Duhanaj thekson se Haradinaj dhe AAK, nëse duan ta realizojnë një gjë të tillë, duhet ta fitojnë mbështetjen e njërës nga partitë e mëdha.

“Por, ai duhet ta di se posti i presidentit është prestigjioz dhe një parti si AAK e ka të pamundur ta imponojë një zgjidhje ku ky post i përketë asaj.

Në ketë kontekst, për mendimin tim, Haradinaj dhe AAK, nëse duan ta realizojnë një gjë të tillë, duhet ta fitojnë mbështetjen e njërës nga partitë e mëdha. Për ndryshe do thosha, ka qenë një shprehje e dëshirës e cila do mbetet në tentative”, ka deklaruar Duhanaj për “Bota sot”.

Mulliqi: Posti i presidentit, problematik

Image
Skënder Mulliqi

Kurse, analisti politik, Skënder Mulliqi, ka përmendur edhe rrethnat në të cilat janë zgjedhur presidentët e më hershëm.

“Posti i presidentit të shtetit, ishte bërë problematik, edhe pas mandatit të Atifete Jahjaga. Dihet së në çfarë rrethanash politike jo të mira ishte zgjedhur për president të shtetit, Hashim Thaçi më vota të LDK-së dhe pas një raundi të dytë të votimit.Edhe tash kur në pranverën e vitit 2021 i kemi zgjedhjen e presidentit ka filluar që posti i të parit të shtetit , të bëhët "moll sherri" i partive kryesore politike pretendete”, ka thënë ai.

Gjithashtu, Mulliqi është shprehur se se mund të ketë prishje të koalicionit kur të vije koha për zgjedhjen e presidentit.

“AAK-ja para disa kohësh e propozojë si kandidat për president kryetarin e këtij subjekti politikë, Ramush Haradinaj. Kurse përpos disa propozimesh individuale , ende nuk kemi ndonjë propozim nga PDK-ja dhe LDK-ja. Por, diqka është e ditur së ka pasur marrveshje më rastin e formimit të Qeverisë Hoti, ndërmjet LDK-së dhe presidentit Thaçi.Ky i fundit ende nuk është deklaruar por dihet së nese mbetet ky koalicion për çka edhe mund të rrëzohet pikërisht kur bëhët fjalë së kush do të jetë i pari i Kosovës, për mandatin e ardhshem 5 vjeqar.Në opinion po qarkullon mendimi së presidenti aktual, ka dhënë një propozim, që ish kryparlamentari Nexhat Daci të jetë njeri nga pretendentët për këtë post.Kjo do të jetë sigurisht ndonjë matematikë e Thaçit, për ti qitë kandidatët tjerë nga kombinimi, që kur vjen koha ai të bëhët edhe për një mandat, së sa që ai e mendon Dacin president. Por, sigurisht se Thaçi llogaritë në rrjedhën e ngjarjeve nga Gjykata Speciale”, ka potencuar ai për “Bota sot”.

Po ashtu, Mulliqi ka theksuar se “apetit” për postin e presidentit ka edhe kreu i LDK-së, Isa Mustafa.

“Nëse ndodhe që Thaçi mos të jetë kandidatë, atëherë apetite për këtë post ka edhe, Isa Mustafa. Unë nuk e di pse po bëhët në opinion e gjithë kjo zhurmë kandidimi i Haradinajt , kur dihet së e ka të drejtën kushtetuese, dhe nese ekzisiton vullneti politik, edhe mund të vjen në shprehje. Apetitet për të marrë postin e presidentit kanë edhe PDK-ja, por e cila ende nuk është daklaruar. Do të ishte e padrejtë dhe e pa justifikueshme që më këtë rast mos të ndëgjohet e mos të vjen në shprehje mendimi i LVV, e cili subjekt politik doli i pari në zgjedhjet e fundit nacionale të jashtëzakoshme”, ka thënë ai.

Për më tepër, Mulliqi ka shtuar se do të shohim përplasje të mëdha, rreth temës presidentit edhe në muajit në vijim

“Sigurisht së do të shohim përplasje të mëdha, rreth temës presidentit edhe në muajit në vijim. LVV është duke ngritur mocion mos besimi karshi Qeverisë Hoti dhe mbetet të shohim, së a do ta kemi deri në fund të mandatit Avdullah Hotin, kryeminister ,apo në pranverë e ka mundësi edhe më herët do të kemi zgjedhje të reja, që për mua do të ishte zgjedhja më e mirë për kapërcimin e kësaj gjendje të rënd politike, ekonomike e sociale dhe për kapërcimin e gjendjës së krijuar tash e bukur do kohë nga pandemia globale, e tek kur vjen koha të bisedohet për postin e presidentit “, ka deklaruar Mulliqi për “Bota sot”.

Në fund, ai ka propozuar që në postin e presidentiti të zgjedhet historian Jusuf Buxhovi I cili do të ishte më i pranushëm nga të gjithë.

“Që për mua do të ishte e udhës një president koncensual, nga partitë politike , apo edhe një president jo partiak, që është i pranueshem për shumicën, e ai sipas meje do të ishte historiani dhe shkrimtari i shquar, Jusuf Buxhovi”, ka përfunduar Mulliqi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat