Vjosa e vetmuar!

Politika

Vjosa e vetmuar!

Arife Morina Nga Arife Morina Më 14 shtator 2020 Në ora: 14:03
Vjosa Osmani

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ditë më parë ka konfirmuar largimin nga Lidhja Demokratike e Kosovës. Largimi i saj erdhi si pasojë e mospajtimeve dhe mosmarrëveshjeve politike brenda partisë, me kryetarin e saj, Isa Mustafa dhe anëtarët e tjerë të këtij subjekti politik.

Osmani kishte shprehur hapur qëndrimet e saj, kundër politikave të brendshme të LDK-së, e kjo kishte ndikuar edhe në shkarkimin e saj nga pozita e nënkryetares së partisë.

Disa prej anëtarëve të LDK-së edhe e kishin përkrahur Osmanin, duke votuar kundër shkarkimit të saj, siç ishin: Lumir Abdixiku, Anton Quni, Ardian Shala, Fatmir Rexhepi, etj.

Mirëpo, pas largimit të Osmanit asnjëri nga të lartë përmendurit nuk ka dalur publikisht për ta përkrahur atë apo eventualisht për të i’u bashkuar iniciativsë për formimin e subjektit të ri.

Shahu: Osmani lufton të mbetet vetë në politikë nuk ka fuqi të mbajë të tjerë pas saj

Image
Rexhep Shahu

Njohësi i çështjeve politike, Rexhep Shahu i pyetur nga “Bota sot” lidhur me mundësinë e kalimit të Lumir Abdixhikut. Anton Qunit, Ardian Shales në partinë e re të Vjosa Osmanit, tha se këta politikanë atë janë në politikë falë LDK-së dhe jo Vjosa Osmanit.

“Nuk e besoj se deputetët në fjalë lënë LDK për Vjosën e cila nuk ka fuqinë të jetë kjo që është sot, asnjëherë tjetër jashtë LDK-së”, tha Shahu për “Bota sot”.

Ai tha se Osmani po lufton të mbetet e vetme në këtë rrugëtim, pasoi nuk ka fuqi të mbajë të tjerët pas saj.

“Nuk ka deputetë që janë prurje apo produkte të Vjosës të cilët të kenë detyrime ndaj saj apo të i ofrojë ajo siguri në politike. Vjosa lufton të mbetet vetë në politike dhe nuk ka fuqi të mbajë dhe të tjerë pas saj”, tha Shahu në një pronocim për “Bota sot”.

Shahu tha se është vështirë të dalë parti politike nga LDK, sepse të shumta dalin klube politike por jo parti që kërcënojnë apo rrezikojnë LDK-në.

Elezaj: Emrat e përfolur janë spekulime të ulëta, kanë prapavijë shumë të keqe ndaj Osmanit

Image
Rexhep Elezaj

Ndryshe nga Shahu, analisti politik, Rexhep Elezaj tha se si politikania e dytë më e votuara në Kosovë, do ishte një humbje e madhe për shtetin dhe shoqërinë që Vjosa Osmani ta ndërpriste aktivitetin e saj politik dhe kombëtar.

“Kredibiliteti dhe autoriteti i saj në popull si dhe tek miqtë tanë ndërkombëtar, është i një vlere të jashtëzakonshme për imazhin dhe shtet-ndërtimin e mirëfilltë të atdheut tonë të dashur, Kosovës martire”, tha Elezaj për “Bota sot”.

Ai tha se emrat e përfolur për një kalim të mundshëm në partinë e re të Osmanit, janë spekulime të ulëta dhe kanë prapavijë shumë të keqe kundër znj. Osmani.

“Në fakt, kjo është një lojë e pistë e disa servilëve të Isa Mustafës brenda LDK-së, të cilët duke qenë se i ka kapluar një frikë e tmerrshme se në partinë e re të Vjosa Osmanit do shkon më shumë se gjysma e elektoratit të LDK-së së mirëfilltë, e që për partinë e Isa Mustafës, A. Veliut, Lutfi Hazirit, Kujtim Shalës, etj., do ishte vdekje për së gjalli”, tha ndër të tjera Elezaj për një pronocim për “Bota sot”.

Elezaj tha se kjo fushatë kundër Vjosa Osmanit është manipulim tipik i llojit komunist jugosllav me emrat në fjalë, që synojnë që ta denigrojnë publikisht atë se kinse “askush” nga LDK-ja nuk do të aderojë në partinë e saj.

Burjani: Pas formimit të partisë së Osmanit do të ketë lëvizje tektonike në LDK

Image
Blerim Burjani

Të arsyeshëm krijimin e një subjekti të ri politk, nga ana e Vjosa Osmanit e ka parë edhe njohësi i çështjeve politike, Blerim Burjani.

Ai tha se Osmani ka për qëllim të bëjë një parti të re dhe të sjellë shpresë të re për qytetarët, a bashkangjiten apo jo antarë të tjerë të LDK-së, nuk ka rëndësi.

Burjani iniciativën për formimin e një partie nga Osmani e ka parë si lëvizje tektonike në LDK.

“Normal se do të ketë lëvizje tektonike në LDK, tash a do të ketë tërmet me pak shkallë apo jo pritet te shihet, në LDK ka frikë por nuk ka guxim për ndryshime brenda saj”, deklaroi Burjani për “Bota sot”.

Ai tha se Vjosa qëllimet i ka të bashkangjes struktura të shumta politike dhe civile për të kërkuar dalje nga kriza e madhe që e ka kapluar vendin.

“Tash varet shumë nga qasja e Vjoses në javët në vazhdim ende pritet koordinim i qëllimeve të saj, përderisa LDK ka për qellim te mbroj veten e jo te merret me Vjosën”, u shpreh Burjani.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat