“Mina” e VV-së për Qeverinë Hoti, që mund ta shpërthej AAK-ja!

Politika

“Mina” e VV-së për Qeverinë Hoti, që mund ta shpërthej AAK-ja!

Nga: D.B. Më: 14 shtator 2020 Në ora: 16:37
Kurti, Hoti dhe Haradinaj

Ndonëse mungesa e nënshkrimeve nga ana e VV për mocionin ndaj qeverisë Hoti, aktualisht nuk arrin të realizohet, megjithatë ende e mban nën tension qeverinë.

Kështu ka vlerësuar analisti politik Faton Mehmeti i cili në një prononcim për gazetën “Bota sot” ka thënë se me ketë AAK e mban nën frejë qeverinë Hoti, duke i kujtuar mocionin dhe nënshkrimet që mund t'i japin.

Sipas tij, nëse Hoti arrin të injorojë partinë e Haradinaj për këto qëllime edhe është mocioni, që të mbaj të tensionuar raportet në mes të partnerëve të koalicionit, duke i dhen AAK minën në dorë.

“VV me mocionin e saj ka dashur t'i fus mina qeverisë, megjithëse deri tani kjo nuk ka ndodhur, meqë nuk mund të jemi të sigurt se s’do të ndodh. Pra mocioni është minë për qeverinë Hoti, të cilën mund ta shpërthej AAK, kurdo që nuk ndjehet e vlerësuar nga LDK”, është shprehur analisti politik Faton Mehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat