“Kërcënimet” e AAK-së ndaj LDK-së, juristi e zbulon qëllimin e Ramush Haradinajt

Politika

“Kërcënimet” e AAK-së ndaj LDK-së, juristi e zbulon qëllimin e Ramush Haradinajt

Nga: G.B Më: 14 shtator 2020 Në ora: 23:03
Isa Mustafa dhe Ramush Haradinaj

Opozita kërkon që të bie qeveria e që vendi të shkojë në zgjedhje.

Përpos opozitës, AAK e cila është pjesë e qeverisë, kërcënon me rrëzimin e saj nëse nuk i jepet posti i presidentit liderit të kësaj partie, Ramush Haradinaj.

Por, sa ka shanse që këtë vjeshtë të kemi zgjedhje?

Lidhur me këtë, juristi Blerim Burjani, ka thënë për gazetën "Bota sot" se tani nuk ka sinjale për rrëzim të qeverisë, por vetëm dëshirë të VV-së për ta rrëzuar edhe pse qeveria është gjysmë funksionale për shkak të Ramush Haradinajt.

"Njëherë nuk ka sinjale për rrëzim, ka vetëm dëshirë të VV-së, atyre iu rrëzua qeveria e do njëjtë ta rrëzojë edhe këtë qeveri. Kjo nuk është punë inati por punë e rrethanave që do të vijnë. Pra njëherë nuk ka rrethana të favorshme për të rrëzuar këtë qeveri edhe pse edhe tash është gjysmë funksionale, për shkak të Ramushit që insiston t'i falet posti i presidentit, ai si një karrierist i çuditshëm duke pas kapacitetet e tij të pamjaftueshme për të edhe AAK e cila më nuk është parti por është individ, pra pronë individuale", është shprehur ai.

Image
Blerim Burjani

Sipas Burjanit, Haradinaj mund ta prish qeverinë për shkak të postit të presidentit dhe ta dërgojë vendin në zgjedhje të jashtëzakonshme, pasi ai nuk lëshon pe.

"Normal nëse nuk ka marrëveshje për postin e presidentit për inati do ta dërgojë shtetin në zgjedhje të jashtëzakonshme. Ramushi nuk lëshon pe fare për të plotësuar CV-në e bajraktarizmit dhe feudalizmit fisnor, që gjërat duhet të bëhen me çdo kusht dhe pa marrë parasysh çmimin, pra ai mund ta prish qeverinë, për këtë arsye ai ka dërguar argatët e ti si i quan ai bashkëpartiakët e tij në qeverinë aktuale që nuk kanë kurrfarë rëndësie për të lojërat e tij me argatët e tij, ai do t'i vazhdojë gjithmonë", ka deklaruar Blerim Burjani për "Bota sot".

Ai shton se ndoshta më mirë zgjedhje në pranverë se me u marr me një njeri të tillë pa kapacitet politik apo profesional.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat