Trumpi në Kosovë, Bytyçi kërkon largimin e Thaçit: Mos ta pret Presidentin Amerikan një President i akuzuar për krime

Politika

Trumpi në Kosovë, Bytyçi kërkon largimin e Thaçit: Mos ta pret Presidentin Amerikan një President i akuzuar për krime

M.H Nga M.H Më 15 shtator 2020 Në ora: 13:52
Grenell dhe Trump

Orë më parë ambasadori Grenell, ka njoftuar që presidenti Trump do të vizitojë Kosovën duke mos cekur nëse do të vizitojë edhe Serbinë.

Grenell në një intervist u shpreh që Trump është duke u merr me stabilitet ekonomik të vendeve duke përfshirë këtu edhe Kosovën.

I pyetur në lidhje me këtë vizitë të mundshme të Trumpit, profesori universitar, Enver Bytyçi, në një prononcim për “Bota sot”, u shpreh që nëse Kosovën e viziton Trump atëhere pritja duhet të jetë madhështore sepse është presidenti i vendit më të fuqishëm në botë.

“Siç njofton ambasadori Grenell, Presidenti amerikan, Donald Trump, mund ta vizitojë së shpejti Kosovën. Një status i zotit Trump lidhur me marrëveshjen e nënshkruar në Uashington më 4 shtator, na bën të besojmë se po, do të ketë një vizitë të tij në Kosovë e me gjasë edhe në Serbi. Një vizitë e tillë në Prishtinë është gjithnjë e mirëseardhur, madje e shumëpritur. Donald Trump është president i vendit më të fuqishëm të botës dhe vizita e tij në Kosovë përbën një ngjarje të jashtëzakonshme për vendin ku shkel këmba e tij. Kosova duhet të përgatitet e ta presë siç pritet një personalitet i tillë. Ajo duhet ta dëshmojë me këtë pritje publikisht admirimin, respektin, mirënjohjën dhe falenderimin e saj për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe presidentin e saj”, u shpreh Bytyçi.

Më tej, Bytyçi vë në pah disa dilema në rast me viziten e Trumpit në Kosovë, duke kërkuar nga familjet e dëshmorëve e deri tek familjet e të pagjeturve që të dalin para Trumpit në mënyrë të organizuar dhe të bindin që Serbia duhet të kërkoj falje për këto krime.

Pastaj dilema tjetër është pritja se nga kush do të bëhet, sepse nëse vie i par i vendit atëhere edhe i pari i vendit duhet ta pres mirëpo kjo pjesë është problematike për faktin që Thaçi është i akuzuar për krime nga Specialja. Sipas profesorit Thaçi duhet të dorëhiqet para se të vie Trump sepse edhe mikëpritja nga Thaçi i cili është me akuza nuk nuk mund të jetë një avantazh në imazhin e Trumpit pasi ky i fundit ka zgjedhjet presidenciale në SHBA.

Image
Enver Bytyçi

“Megjithatë, disa dilema është mirë të thuhen. Përshembull është mirë që familjet e dëshmorëve, familjet e viktimave të luftës, familjet e të pagjeturve, familjet e vajzave dhe grave të përdhunuara të organizohen me portrete të pafund të atyre që u masakruan, vranë, dogjën, që u zhdukën dhe u përdhunuan nga ushtria dhe policia serbe. Me këtë veprim t'i kërkohet ndihmë presidentit më të fuqishëm të botës, që ta detyrojë Serbinë të paguajë për këto krime dhe të kërkojë falje për to. Këtë organizim duhet ta marrin përsipër organizatat jo qeveritare. Së dyti, dilema ime ka të bëjë me një çeshtje prootokolli. Donald Trump është presidenti i SHBA-ve dhe si i tillë, sipas protokollit, ai duhet të pritet e përcillet nga presidenti i Kosovës. Por si do duket që presidentin që vjen të bëjë paqen e pret dhe e përcjell një president i akuzuar për krime nga Gjykata Speciale e Kosovës në Hagë?! Eshtë pak problematike kjo. Dhe zgjidhja më e mirë do të ishte që t'i bëhej presion Hashim Thaçit të dorëhiqej para se të vijë zoti Trump në Kosovë. Duke pasur parasysh se presidenti amerikan duhet të ketë interes që ta vizitojë Kosovën para 3 nëntorit për shkak të zgjedhjeve presidenciale në SHBA, atëherë duhet kujtuar se mikpritja nga Hashim Thaçi nuk i krijon atij ndonjë avantazh për inazhin e tij elektoral. Së fundi, dashtë zoti dhe në këtë vizitë ai shpall dhe një qëndrim zyrtar për dy-tri parime të një marrëveshjeje përfundimtare midis Kosovës dhe Serbisë, ku të angazhohej për mosndryshimin e kufijve dhe mos-krijimin e një mini-shteti serb në territorin e Kosovës”, përfundoi profesori për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat