Mulliqi: Kjo politikë ka përjetuar kolaps për dy decenie

Politika

Mulliqi: Kjo politikë ka përjetuar kolaps për dy decenie

Nga: D.B. Më: 15 shtator 2020 Në ora: 17:10
Foto Ilustrim

Partitë politikëbërëse patriotizmin e kanë kuptuar si karrige që nuk bënë kurrë të lëshohet. Ka ardhur koha që kjo dinasti politike të zëvendësohet me forca të reja politike, pasi ka kaluar koha e bajrakatarizmave.

Kështu ka vlerësuar analisti politik Skender Mulliqi i cili në një prononcim për gazetën “ Bota sot” ka thënë se në Kosovë nuk ka shtet ideal, por ka shtet afër të përkryerës.

Image
Skender Mulliqi

“Në Kosovë ka vende të punës për ilake dhe militantë partiakë, dhe tenderë të mira tjera materiale. Po ashtu ka vende udhëheqëse dhe diplomatë për shumë kënd që nuk janë meritor së nuk e ka kualifikimin dhe as zotësinë e diplomatit. Edhe përkundër gjithë këtyre Kosova nuk ka kthim mbrapa. Ka ardhur koha që ti shërojmë plagët e të keqes. Qytetarët duhet të kanë një koncept të qartë së çka dëshirojnë për të ardhmen. Ta kanë të qartë së kjo politikë ka përjetuar kolaps për dy decenie”, ka thënë analisti politik Skender Mulliqi.

Ai konsideron se qytetarët duhet më votën e lirë ,ti vejnë pikë gjithë këtyre abuzimeve në kurriz të tyre.

“Nga secila politikë në Kosovë është bërë pazare, madje duke futur përçarje në popull. Në këtë lojë përpos dorës së hekurt, e kanë futur edhe elementin ideologjik.Nuk janë treguar aspak në sinqertë dhe transparent në politikë. Nuk kanë pasur dhe nuk ju ka interesuar projektet origjinale zhvillimore për vendin e tyre .Nuk ju ka interesuar së çka po humbim me politikat e jashtme. Se çka po humbim dhe çka po fitojmë në bisedimet me Serbinë fashiste te Vuqiçit. Logjistika e tyre ka zbarkuar aty ku janë përfitimet personalë. Komunizmi i tyre ishte dhe ka mbetur komprometues, ka mbetur komunizmi, neokomunizmi” është shprehur analisti politik Skender Mulliqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat