100 ditët e qeverisë, Haziri me fjalë të mëdha për kryeministrin: I pashantazhuar, unifikues dhe jo përçarës – ja si e ‘godet’ Albin Kurtin!

Politika

100 ditët e qeverisë, Haziri me fjalë të mëdha për kryeministrin: I pashantazhuar, unifikues dhe jo përçarës – ja si e ‘godet’ Albin Kurtin!

Nga: N. H Më: 15 shtator 2020 Në ora: 22:26
Avdullah Hoti dhe Albin Kurti

Janë bërë 100 ditë qëkur Lidhja Demokratike e Kosovës mori udhëheqjen e Qeverisë.

Lidhur me këtë periudhë, analisti politik, Nexhat Haziri, në një bisedë për gazetën “Bota sot”, ka folur fjalë të mira për ekzekutivin aktual.

Haziri konsideron se kjo qeveri ka pasur sukseset e saja për aq sa ka pasur mundësi të punës, për shkak të rrethanave të krijuara.

“Mund të themi se qeveria Hoti për 100 ditët e qeverisjes së saj ka pasur sukseset e saja për aq sa ka pasur mundësi të punës për shkak të rrethanave të krijuara sidomos nga pandemia e cila ka reduktuar në një masë jot ë vogël edhe punën dhe aktivitet e institucioneve të ndryshme shtetërore, pra edhe të qeverisë Hoti”, ka thënë fillimisht Haziri.

Për Hazirin, një prej sukseseve është edhe kthimi në normalitet i raporteve të Kosovës me partnerët ndërkombëtar, gjë të cilat, ai shprehet se i dëmtoi ish-kryeministri i qeverisë së kaluar, Albin Kurti.

Image
Nexhat Haziri

“Një nga sukseset e qeverisë Hoti, konsideroj se është kthimi në normalitet i raporteve të Kosovës me partnerët ndërkombëtar siç janë SHBA dhe vendet e BE, pas një periudhe tensionesh dhe krizash që krijoi ish-qeveria Kurti sidomos me SHBA-n që qoi gati në izolim të vendit. Procesi i dialogut me Serbinë,sidomos takimi i Uashington dhe rezultatet që prodhoi ky takim me përfaqësimin e vendit nga kryeministri Hoti. Pra, në rrethanat aktuale ku e gjithë bota po ballafaqohet me pandeminë Covid-19 dhe pasojat e saja në shumë sektorë, nuk është se ka mundur të bëhet diçka më shumë, por përparimet janë të dukshme, edhe pse ka një dinamikë të ngadaltë”, tha ai.

Në fund, ai thekson se sukses i kësaj qeverie është edhe menaxhimi i situatës me Covid-19, strategjia për rimëkëmbje ekonomike dhe të përfaqësimit të vendit nga kryeministri Hoti, të cilin e portretizon si një kryeministër i pashantazhuar, unifikues dhe jo përçarës, me kredibilitet moral e politik, i guximshëm në vendime.

“Po ashtu si një sukses i qeverisë Hoti është menaxhimi i situatës me Covid-19, strategjia për rimëkëmbje ekonomike dhe të përfaqësimit të vendit nga kryeministri Hoti, është e arritura më e madhe e kësaj qeverie, pasi Kosova po përfaqësohet nga një kryeministër i pashantazhuar, unifikues dhe jo përçarës, me kredibilitet moral e politik, i guximshëm në vendime dhe veprime që deri më tani janë të dëshmuar se kanë qenë apo janë në interes të Kosovës”, tha krejt në fund, analisti politik Nexhat Haziri, për gazetën “Bota sot”.

Ndryshe nga analisti Haziri, Lëvizja Vetëvendosje ka numëruar dështimet e Qeverisë Hoti gjatë 100 ditëve të qeverisjes.

Ky subjekt politik konsideron se kjo periudhë ishte “100 ditë nënshtrim, dështim, keqmenaxhim, regres, dorëzim. 100 ditë jolegjitime dhe të paligjshme”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat