Rreziku i paralajmëruar nga Thaçi për takimin e të enjtes në Bruksel, analisti tregon pse presidenti ka qasje të tillë ndaj BE-së

Politika

Rreziku i paralajmëruar nga Thaçi për takimin e të enjtes në Bruksel, analisti tregon pse presidenti ka qasje të tillë ndaj BE-së

Nga: G.B Më: 15 shtator 2020 Në ora: 22:52
Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, ka thënë se takimi i të enjtes është i rrezikshëm për Kosovën, pasi sipa tij, ky takim është agjendë e Serbisë.

Ai tha se çështja e formimit të asociacionit ka përfunduar me opinionin e vitit 2013 të Gjykatës Kushtetuese, dhe rihapja e kësaj teme në Bruksel, siç deklaroi ai, është goditje dhe cenim i sovranitetit të vendit.

Lidhur me këtë, analisti politik, Leon Duhanaj, ka thënë për gazetën "Bota sot" se presidenti ka kohë që ka një qasje të tillë ndaj BE-së dhe nuk dihet pse, por mund të ndërlidhet me akuzën nga Specialja.

Image
Leon Duhanaj

"Ka një kohë që nga Presidenti i vendit ka një qasje jo edhe fort përafruese në drejtim të BE-së. Kjo është vërejtur edhe në vizitën e z. Lajçak në Kosovë, ku mezi u prit nga Presidenti. Nuk e di ku saktësisht ja ka dhanë sharra në gozhdë, por që ka një problem thelbësor, ajo tashmë nuk mund të fshihet. Ndoshta mund të jetë e ndërlidhur me akuzën nga Specialja, por kjo mbetet të shihet", është shprehur ai.

Sipas Duhanajt, sa i përket Asociacionit, i kemi dy marrëveshje nga Thaçi-Dacic e tjetra nga Mustafa-Vucic, që për fat të mirë thotë se Gjykata Kushtetuese e thotë fjalën e fundit.

"Për sa i përket çështjes së asociacionit të komunave me shumicë serbe, tashmë i kemi dy marrëveshje që janë derivat i marrëveshjes Thaçi-Dacic, nëse nuk gabohem të 2013-ës. Me pastaj kemi marrëveshjen Mustafa-Vucic, marrëveshje e cila e precizon mënyrën e themelimit të këtij asociacioni. Në ketë dokument, për fat të mirë shkruan se para aprovimit final, fjalën e fundit mbi statutin dhe funksionalitetin e këtij asociacioni, duhet ta thotë Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës. Në ketë kontekst, pala kosovare, nuk guxon t'i tejkalojë sugjerimet e Gjykatës Kushtetuese në çfarëdo përpilimi të ndonjë statuti për ketë asociacion. Pos kësaj, çdo marrëveshje me karakter ndërkombëtarë, duhet obligativisht të aprovohet me dy të tretat në Kuvendin e Kosovës", ka vlerësuar ai.

Sipas tij, nuk ka rrezik në takimin e të enjtes në Bruksel.

"Në ketë kontekst, nuk shoh ndonjë rrezik, përkundrazi do të doja të shihja me shumë bashkëpunim ndërpartiak, me shumë konsensus nacional rreth kësaj teme, e më pak politikë ditore", ka deklaruar Leon Duhanaj për "Bota sot".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat