E ndërpreu fjalimin e Hotit, flet zyrtarja e PSD-së për “Bota sot”, tregon se cili është hapi i radhës

Politika

E ndërpreu fjalimin e Hotit, flet zyrtarja e PSD-së për “Bota sot”, tregon se cili është hapi i radhës

M.H Nga M.H Më 16 shtator 2020 Në ora: 16:23
Zyrtaret e PSD-së

Gjatë ditës së sotme në konferencën e mbajtur nga kryeministri Hoti në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi, i është ndërprerë fjalimi nga zyrtaret e PSD’së, Natyra Kuçi dhe Teutë Rrusta.

Duke fishëkëlluar, dy zyrtaret pyetën kryeministrin Hoti se pse nuk po flet për dhunën ndaj grave dhe vrasjen e tyre nga burrat. Ato kanë kërkuar që prioritet i kryeministrit të jetë mbrojtja e jetës së grave, sepse siç thanë dialogu me Serbinë do të vazhdojë gjithmonë.

Por kryeministri tha se ai gjithmonë i ka dalë në mbrojtje kauzës së mbrojtjes së drejtave të grave, shkruan "Bota sot".

Në lidhje me këtë incident e kontaktuar nga “Bota sot”, zyrtarja Natyra Kuçi u shpreh që kjo temë duhet të vazhdojë të jetë temë aktuale nga të gjithë akterët.

Kuçi më tej shprehët që PSD do të vazhdojë për këtë kauzë duke kërkuar edhe nga akterët të tjerë të kenë këtë aktivitet.

“Do të shofim. Aktiviteti nuk duhet me u ndalë, jo vetëm nga ne, por nga të gjithë akterët. PSD do të vazhdoj aktivitetin për këtë kauzë, u shpreh Kuçi.

Duhet theksuar që pas këtij incidenti Hoti ka vazhduar fjalimin duke u shprehur që Serbia është pajtuar të hyjë në një proces të dialogut që do të çojë te njohja reciproke mes dy vendeve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat