‘Tronditet’ Hashim Thaçi nga amerikanët, ky është aleati i ri i SHBA-së në Kosovë

Politika

‘Tronditet’ Hashim Thaçi nga amerikanët, ky është aleati i ri i SHBA-së në Kosovë

Nga: P.R Më: 16 shtator 2020 Në ora: 19:22
Hashim Thaçi

Ishte 24 qershori, dita kur Gjykata Speciale në Hagë njoftoi se është ngritur propozim aktakuzë ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ish shefit të SHIK-ut, Kadri Veseli.

Sipas njoftimit në faqen zyrtare, më 24 prill 2020, Zyra e Prokurorit të Specializuar u paraqiti Dhomave të Specializuara të Kosovës një aktakuzë me dhjetë pika për shqyrtim prej Gjykatës, ku Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe të tjerë akuzohen për një sërë krimesh kundër njerëzimit dhe krimesh lufte ndër të cilat, vrasje e paligjshme, zhdukje e detyruar e personave, përndjekje, tortura dhe vrasje të kundërshtarëve politikë.

Në kohën e publikimit të këtij njoftimi nga Specialja, Hashim Thaçi ishte rrugës për në SHBA, ku do të mbahej takimi mes Kosovës dhe Serbisë, takim ky që u anulua.

Që nga atëherë, presidenti Hashim Thaçi është bojkotuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ani pse kanë kaluar më shumë së dy muaj, amerikanet nuk kanë zhvilluar asnjë takim me Thaçin.

Thaçi nuk u ftua të merr pjesë as në takimin e zhvilluar në SHBA me 4 shtator, ku amerikanët si duket i dhanë ‘goditjen’ e rëndë Hashim Thaçit, duke e bërë të ditur se tashmë ai nuk është një aleat i SHBA-së në Kosovë.

Në këtë takim , Kosova u përfaqësua nga kryeministri, Avdullah Hoti.

E lëvdata për Hotin pati presidenti më i fuqishëm në botë, Donald Trupm dhe i derguari special i tij në dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell .

Trump e quajti të guximshëm kryeministrin e Kosovës.

“Një hap i tillë ka kërkuar guximin e jashtëzakonshëm të udhëheqësve. Duke e bërë këtë, ata i kanë bërë vendet e tyre, Ballkanin dhe botën më të sigurt”, ka thënë Trump.

Fjalët e Trumpit, dhe mbështetja e vazhdueshme e Richard Grenellit, dhanë shenjat e para se tashmë aleat i tyre në Kosovë është Avdullah Hoti.

E mbështetjen e madhe ndaj Hotit e tregoi edhe ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett.

Në ceremoninë përkujtimore te memoriali “Kosova kujton”, kushtuar viktimave të 11 shtatorit 2001 në ShBA, ka patur një qasje të ndryshme ndaj kryeministrit Avdullah Hoti.

“Është nderë për mua që të jem këtu me kryeministrin, Avdullah Hoti, në nderim të viktimave të 11 shtatorit. Nuk duhet të harrojmë të kaluarën, por duhet të shohim kah e ardhmja paqësore”, deklaroi Kosnett.

Por, Kosnett ndryshe veproi me kryeparlamentaren, Vjosa Osmani, të cilës iu referua vetëm si një ‘folëse’.

Kurse, edhe këtu, SHBA refuzuan edhe njëherë Hashim Thacin, duke ia dhënë edhe ‘goditjen’ përfundimtare, dhe duke dëshmuar se tashmë SHBA nuk e sheh si njeriun e duhur për të bashkëpunuar presidentin e Kosovës.

E kritika ndaj Vjosa Osmanit dhe kreut të VV-së, Albin Kurtit, ka pasur edhe njeriu i Trumpit, Richard Grenell.

“Marrëveshja ishte për njohje ekonomike. Është hap madh. Për ju që tani të ankoheni se s’keni marrë më shumë është e çuditshme pasi ju s’keni ngritur asnjë shqetësim të vetëm e as nuk keni dhënë asnjë ide të vetme. Na duhen politikanë që bëjnë më shumë se që vetëm të ankohen. Kjo është për punët, jo vetëm simbolikë. S’mund të paguani as qiratë e as të ushqeni familjet tuaja me simbolikë. Studimi i fizibilitetit për liqenin është që të dihet saktësisht se si mund të përdoret e çfarë vende pune mund të krijohen. Të sugjerosh se kjo hap çështje të tjera është politikë e pakuptimtë. Ky studim është për të krijuar vende pune”, kishte shkruar Grenell në Twitter.

“Një gjë është e sigurtë, ju gjithmonë mund të llogarisni Kurtin që të jetë kundër SHBA-ve. Ai ishte kundër ideve të Obamas, ishte kundër ideve të Bushit. Simbolika nuk paguan qiratë, atë e bëjnë vendet e punës”, ka shkruar Grenell në Twitter referuar kreut të VV-së, Albin Kurtit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat