Analisti flet për 100 ditshin e qeverisë, ja të mirat dhe të këqijat e Qeverisë Hoti

Politika

Analisti flet për 100 ditshin e qeverisë, ja të mirat dhe të këqijat e Qeverisë Hoti

Nga: N. H Më: 16 shtator 2020 Në ora: 22:02
Qeveria e Kosovës

Opozita në vend po e konsideron si të dështuar në qeverisjen e brendshme dhe politikën e jashtme, 100 ditshin e punës së qeverisë të udhëhequr nga kryeministri Avdullah Hoti.

VV dhe PDK thonë se kjo periudhë e qeverisjes u karakterizua me dështim në menaxhimin e pandemisë, ku Kosova shënoi ndër rastet më larta në botë sa i përket numrit të të infektuarve dhe të vdekurve për kokë banori. Kosova u fut në listën e zezë të udhëtimeve të qytetarëve tonë nga shumica e vendeve të rajonit dhe ato evropiane. Kështu e kanë vlerësuar opozita, ekzekutivin e vendit.

E, për këtë çështje për “Bota sot”, ka folur edhe njohësi i rrethanave politike.

Analisti politik, Faton Mehmeti, në një bisedë për gazetën “Bota sot”, ka thënë se për 100 ditët e qeverisjes Hoti në aspektin e brendshëm nuk është se është bërë diçka pozitive.

Sipas Mehmeti, pozitive nga ana e qeverisë aktuale është vetëm kthimi i besimit tek administrata amerikane.

Image
Faton Mehmeti

“Realisht në aspektin e brendshëm nuk është se ka bërë diçka pozitive, pasi situata me Covid-19 kishte eskaluar dhe kemi qenë vendi parë për rastet e vdekjes për nga numri i banorëve. Pra, në aspektin e brendshëm nuk ka qeverisur mirë, ndërsa në aspektin e jashtëm ka efekte pozitive siç është kthimi i besimit tek administrata amerikane e kjo pak a shumë ka sjellë nota pozitivë”, ka thënë Mehmeti.

Ndërsa, në aspektet tjera, Mehmeti deklaron se nuk është se ka ndonjë sukses tjetër.

Derisa, përmend edhe tensionet brenda koalicionit, gjë që sipas analisti, kanë ndikuar tek qytetarët.

“Ndërsa, në aspekte tjera nuk është se ka dhënë ndonjë mesazh të tek mirë qytetarët apo se ka qeverisur më mirë se qeveria Kurti, ndërsa kjo qeveri gjatë kësaj kohe është përcjellë me tensione të brendshme dhe kjo sigurisht ka ndikuar në punët konkrete tek qytetarët, dhe natyrisht kur nuk ka punë konkrete dhe punët tek qytetarët nuk shkojnë mirë”, ka theksuar analisti dhe njohësi i çështjeve politike, Faton Mehmeti, për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat