Asociacioni temë e rrezikshme, juristi e “godet” Thaçin: Është një politikan aksidental dhe i paparashikushëm, edhe Ramushi është i njejtë!

Politika

Asociacioni temë e rrezikshme, juristi e “godet” Thaçin: Është një politikan aksidental dhe i paparashikushëm, edhe Ramushi është i njejtë!

Nga: A.SH Më: 16 shtator 2020 Në ora: 22:49
Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj

Nesër do të mbhet takimi i radhës në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e Mirosllav Lajçak.

E, Presidenti i vendit Hashim Thaçi, në një deklaratë të tij ka thënë se rikthimi i çështjes si Asociacionit në bisedime është temë e rrezikshme. Derisa Kryeministri Avdullah Hoti në një deklaratë ka thënë se nuk do të bisedohet për Asociacionin.

Në një prononcim për “Bota sot” njohësi i çështjeve politike, Blerim Burjani ka komentuar duke thënë se, ishte vet Presidenti Thaçi që kishte dhënë pajtim për këtë.

“Në kohën e tij politike ishte bërë një marrëveshje e tillë ai kishte dhënë këtë pajtim, përderisa Gjykata Kushtetuese kishte dhënë vërejtjet e saj dhe kishte udhëzuar se si do të duhej zbatuar kjo marrëveshje, tash po thotë se rikthimi i kësaj marrëvshje është e rrezikshme, ajo si marrëveshje ishte e rrezikshme për sovranitetin e Kosvës në vitin 2013, pra tash këto fjalë s’kanë kuptim”, thotë Burjani.

Ai thekson se, zbatimi i kësaj marrëveshje duhet të bëhet me në pajtim me verdiktin e Gjykatës Kushtetuese

“Nëse fillon zbatimi i kësaj marrëveshje ajo duhet të behët në pajtim me verdiktin e Gjykatës Kushtetuese, tash cilat janë planet e Hashimit në këtë drejtim që e quan të rrezkishme, për shkak se nuk është vet më në proces apo për shkaqe tjera, mos të harrojmë në kohën e Thaçit ka ndodhë fusnota që ishte kundër kushtetuese, plotësisht”, shprehet Burjani.

Image
Blerim Burjani

 

Sipas tij, Hashim Thaçi është një politikan aksidental dhe i pa parashikushëm politikisht.

“Hashimi është një politikan aksidental dhe i pa parashikushëm politikisht, kjo i bjen se nuk është politikan por është prishës dhe ndreqës me teke personale, jo për shkak kushtetutes që ndalon diçka, ai kishte hap debat për shkëmbime territoriale, përderisa Ramushi është i njejtë por vetëm në format negativ që nuk kupton shumë nga politka por kupton mirë shumë për të bërë pengesa apo për të ndal trenin politik siç ishte rasti i taksës me Serbinë, pra këto dy figura do të duhej t’i takonin të kaluarës e jo të tashmes politike të shtetit, ata kanë merita por janë bërë pengesë në kohën e zhvillimeve plotësisht të reja, tash kërkohen politikan energjik, të mençur dhe reformues por jo më të tillë qe 20 vjet çfarë i kishte shteti”, përfundon Bujrani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat