Profesori thotë se vendi duhet të shkojë në zgjedhje, i tregon arsyet

Politika

Profesori thotë se vendi duhet të shkojë në zgjedhje, i tregon arsyet

Nga: G.B Më: 17 shtator 2020 Në ora: 14:00
Qeveria e Kosovës

Opozita vazhdon të mendojë se vendi duhet të shkojë në zgjedhje.

E për këtë duhet të rrëzojë qeverinë Hoti, ku VV dhe PDK-janë pro, ndërsa AAK thotë se do ta çojë vendin në zgjedhje nëse nuk e merr postimin e presidentit.

Se a duhet të shkojë vendi në zgjedhje, profesori dhe njohësi i çështjeve politike, Fadil Maloku, ka thënë për gazetën “Bota sot” se zgjedhjet janë një domosdoshmëri dhe nevojë e kohës dhe për këtë ka treguar arsyet.

Image
Fadil Maloku

“Zgjedhjet edhe si opsion edhe si alternativë janë një domosdoshmëri dhe nevojë e kohës...Për shumë arsye; arsyeja e parë se fitohet dhe humbet legaliteti dhe legjitimiteti i një qeverie. Qeveria aktuale është qeveri konjukturale dhe e aksham pazareve jo të subjekteve politike, po të ca klaneve që janë etabluar tash dy dekada në sistemin politik, e sidomos atë ekonomik të Kosovës. Sa më shumë që të qëndrojë qeveria aktuale, që është për mendimin tim një qeveri butakësh dhe poltronësh, e padyshim edhe injorantësh që për të mbetur në këto poste janë në gjendje çdo gjë të bëjnë...”, është shprehur ai.

Ai thotë se vendi nuk mund të shkojë në zgjedhje për shkak të presidentit por ka arsye tjera të shumta, derisa thekson se qeveria është e varur nga Beogradi.

“Nuk është e thënë që shkaku i pamundësisë së zgjidhjes së Presidentit të shkohet në zgjedhje. Shkaku se ekzistojnë edhe një milion arsye tjera. Që ndër këto kryesoret është se e njëjta (më e dobëta padyshim gjatë gjithë pasluftës!) është qeveri e varur pothuajse tërësisht nga interesat dhe leverditë (e Serbisë) negociatore të Beogradit me Prishtinën. E që të gjitha këto interesa "ekzekutohen", përmes gishtërinjve të "kalit të Trojës" (alias; lista Srpska). Thënë më thjeshtë; Zgjedhjet pa një reformë zgjedhore, nuk mendoj se janë të leverdishme”, ka deklaruar Fadil Maloku për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat