“Dosjet e Gjykatës Speciales u blen nga ky shtet”, Haziri zbulon gjithë skenarin: Ky është qëllimi

Politika

“Dosjet e Gjykatës Speciales u blen nga ky shtet”, Haziri zbulon gjithë skenarin: Ky është qëllimi

Nga: P.R Më: 17 shtator 2020 Në ora: 21:10
Pamje nga zyrat e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Organizata e Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka njoftuar së disa doje të Gjykatës Speciale janë sjellë në zyrat e tyre nga një person i ‘mistershëm’.

Sipas OVL-së, në këto dosje janë emrat e bashkëpunëtorëve dhe dëshmitarëve të mundshëm të Gjykatës Speciale.

E kjo menjëherë nxiti reagimin e zyrtareve të Speciales, të cilët vizituan menjëherë zyrat e OVL-së.

Por e gjithë kjo, sipas analistit politik dhe njohësit të zhvillimeve politike në vend, Nexhat Haziri, është një ‘televonevelë’ e turpshme.

Image
Nexhat Haziri

“Çështja e dosjeve të Gjykatës Speciale tek zyret e OVL të UÇK-së, është një telenovelë e turpshme që po shfaqet tani e disa ditë përpara opinionit kosovar por edhe të organeve të drejtësisë dhe atyre të sigurisë, të cilat në vend që të ndërmarrin masa të shpejta dhe të rrepta ndaj këtij skenari dhe atyre që projektuan dhe po e zbatojnë, kanë zgjedhur të bëhen të shurdhër dhe të verbët”, thotë Haziri për “Bota sot”.

Sipas tij, me këtë skenar po synohet frikësimi i dëshmitarëve, sidomos atyre që lidhen me vrasjet politike.

“Padyshim se është një skenar I paramenduar mirë, por shumë i dobët i aktruar që ka për qellim frikësimin e dëshmitarëve, por edhe të qytetarëve të Kosovës, dhe mundësisht identifikimin e dëshmitarëve përmes metodës së frikës dhe eliminimin e tyre, sidomos atyre të vrasjeve të pasluftës që cilësohen si vrasje politike. E kam thënë edhe më parë se ky skenar më të ashtuquajturat dosjet e Gjykatës Speciale të arritura në zyrat e OVL të UÇK-së, ka për qëllim edhe tentimin për ta zhvlerësuar e njollosur misionin e Gjykatës Speciale në opinionin kosovar”, shprehet më tej Haziri.

Për fund, Haziri thotë se këto dosje janë blerë nga Serbia, dhe është skenar i përgatitur nga partitë politike të të ashtuquajturit “krahu i luftës”.

“Lidhur me këtë ka edhe dyshime të bazuara se këto dosje nuk kanë rrjedhur nga gjykata Speciale, por janë kopje të blera të dosjeve nga Serbia, të përgatitura nga prokuroria serbe për Gjykatën Speciale, me të cilat po manipulon OVL e UÇK-së sipas skenarit që është përgatitur nga partitë politike të të ashtuquajturit “krahu i luftës” që tashmë lidershipi i tyre do të përballët me drejtësinë e Gjykatës Speciale, sidomos pas propozim aktakuzave nga prokuroria e Gjykatës Speciale për z. Thaçi dhe Veseli. Pra është një skenar i rrezikshëm që qon në destabilitet të vendit, sidomos në aspektin e sigurisë, por edhe politik”, përfundon Haziri për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat