I vjen goditja e madhe Ramush Haradinajt: Je në duart e LDK-së, karrierist dhe pronar i AAK-së, ekzistencën e sheh në pazare e kriza politike

Politika

I vjen goditja e madhe Ramush Haradinajt: Je në duart e LDK-së, karrierist dhe pronar i AAK-së, ekzistencën e sheh në pazare e kriza politike

Nga: N.Sh. Më: 18 shtator 2020 Në ora: 14:35
Ramush Haradinaj

Kërkesa e vazhdueshme e liderit të AAK-së, Ramush Haradinajt për postin e Presidentit, mund të na dërgojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Nga AAK-ja, kanë thënë se, nëse nuk e votojnë Ramush Haradinajn për President, atëherë nuk do të votojnë asnjë kandidat tjetër në Kuvendin e Kosovës.

Njohësi i çështjeve juridike e politike, Blerim Burjani thotë se, gjasat janë që të shkohet në zgjedhje ose të lihet posti i Presidentit, pasi që, Haradinaj nuk do të lëshon pe për postin e Presidentit.

“Karriera e Haradinajt është më e rëndësishme se të gjithë, edhe se partia e tij AAK-ja, që është pronar i saj së bashku me argat që i quan njerëzit lojal, ndaj ai nuk ka parti politike. Ai është i vetëdijshëm se nuk mundet AAK-ja dhe ai asnjëherë që të bëhen parti e madhe, gjithmonë u mbet monedhë për kusuritje, dhe ekzistencën e vet e ka pa në pazare politike dhe kriza politike që kanë ndodh në LDK e PDK që nga viti 2002”, thotë Burjani për gazetën “Bota sot”.

Andaj, sipas tij, Haradinaj këtë e din mirë, andaj dëshiron që të luaj me letrën e fundit, për të kompletuar CV e tij për t’u bërë President, pa marr parasysh kapacitetet e mangëta profesionale e politike që i ka.

“Ky njeri njihet si pengues, apo frenues i proceseve dhe jo i zgjidhjeve siç janë rastet e shumta që dëshmojnë këtë politikën e tij përplot skandale por edhe frenime të proceseve të mëdha. Haradinaj tash është në duart e LDK-së, nëse do mund të ia jep pozitën me ia falë, pra me votua ose me shkua në zgjedhje dhe Ramushi nuk do të lëhsoh pe në asnjë variant”, shton Burjani.

Sipas tij, Haradinajn nga kjo pozitë nuk do ta ndal as dialogu me Serbinë dhe asnjë interes tjetër.

“Pra, deri në tetor mund të bjen kjo Qeveri nëse do të ndodh diçka me Gjykatën Speciale dhe Thaçin në këtë Gjykatë, nëse jo kjo qeverisje do të vazhdoj deri në zgjedhje të Presidentit”, përfundon Burjani.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat