Bajraj: Presidenti Thaçi & Co, i tremben suksesit të Hotit dhe Kosovës!

Politika

Bajraj: Presidenti Thaçi & Co, i tremben suksesit të Hotit dhe Kosovës!

Nga: A.M. Më: 18 shtator 2020 Në ora: 16:46
Hashim Thaçi, Avdullah Hoti

Analisti dhe njohësi i çështjeve politike në vend, Fatmir Bajraj, në një bisedë për gazetën “Bota sot”, ka thënë se se sukseset e Qeverisë Hoti nuk po kapërdihen lehtë nga Presidenti Thaçi dhe oponentët e LDK-së, në VV dhe PDK.

“Thaçi, logjikisht, s'mund të jetë kundër Asociacionit, por përmes tij, del hapur kundër trajektores se sukseseve të Qeverisë Hoti, suksese tanimë të prekshme për qytetarët e vendit dhe për qendrat e vendosjes ndërkombëtare, Bruksel e Uashington për rreth 4 muaj qeverisje të përgjegjshme dhe afirmative, fakt ky që nuk kapërdihet lehtë nga Presidenti Thaçi dhe oponentët e LDK-së, në VV & PDK të cilët dështuan, dëmtuan dhe dezertuan në finalen e proceseve shpërnderuese të vendit”, ka theksuar ai për “Bota sot”.

Gjithashtu, Bajraj ka shkruar se kjo marrëveshje mbar autorësinë e Thaçit dhe të PDK-së, ndërkaq në atë kohë kishte marrë bekimin edhe të deputetëve të Kuvendit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat