Ish agjenti i SHIK-ut ia përmend vrasjen e dhëndrit Xhavit Halitit: Ja personat që u vranë për vrasjen e Tahir Zemajt

Politika

Ish agjenti i SHIK-ut ia përmend vrasjen e dhëndrit Xhavit Halitit: Ja personat që u vranë për vrasjen e Tahir Zemajt

Nga: P.R Më: 18 shtator 2020 Në ora: 19:39
Nga e majta, Kolonel Tahir Zemaj, kushëriri i tij Hasan Zemaj njëherit edhe ish-kryetari i degës së Forumit të Rinisë së LDK-së në Deçan, si dhe Enis Zemaj, djali i Kolonel Tahir Zemajt. Të gjithë këta të vrarë në atentatin e 4 janarit të vitit 2003

Ish deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, tash anëtar i kryesisë së PDK-së, Xhavit Haliti ka folur së fundi për vrasjen e kolonel, Tahir Zemajt.

Sipas Halitit, përveç hetuesisë së Kosovës, edhe familja e kolonelit e di se kush e ka vrarë Tahir Zemajn.

“Hetuesia kosovare e di se kush e ka vrarë Tahir Zemajn. edhe familja e kolonelit e di se kush është vrasësi i Zemajt”, ka thënë Haliti në një intervistë të tij.

Por, Xhavit Haliti i ka reaguar menjëherë Naim Mftari, ish agjent i SHIK-ut dhe ish ushtar i UÇK-së.

Në një prononcim për “Bota sot”, Miftari ka treguar emrat e personave që u vranë për shkak të vrasjes së Tahir Zemajt.

Image
Naim Mftari

“Një gjë po e them haptas e para Kosova e Xhavitit, Hashimit, Kadris, Ramushit, Ises... nuk ka as gjykatë as hetues, e as prokuror që e mbron ligjin dhe shtetin. Pikërisht për këtë vrasje janë vra Isuf Haklaj dhe Sabahate Tolaj”, ka thënë ish agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari.

Miftari ia ka kujtuar Xhavit Halitit edhe vrasjen e dhëndrit të tij, Xheladin Musës.

“Kurse sa i përket familjes Tahir Zemaj nuk ka familje as familjar që e njekun këtë punë deri në fund se moti ish kry aktgjykimi, moti ishte kryer edhe gjykimi i dhëndrit të vrarë të vet Xhavit Halitit, i ndjeri Xheladin Musa nga Strellci”, shton Miftari për gazetën “Bota sot”

Për fund, ish agjenti i SHIK-ut thotë se urdhërdhënësit e vrasjeve janë në institucionet shtetërore.

“Dhe vrasësit që shumica i kanë vra pastaj por urdhëruesit e tyre i kemi ne qeveri i kemi në pushtet i kem në presidencë, i kemi në parlament, i kem në politikë. Pothuajse 99% të tyre janë në këto institucione. Nuk është rastësi as puna e liberalizimit të vizave kur pushtetin e kemi të kriminalizuar nga themeli deri në kulm. Kosova nuk ka zyrtar të drejtësisë të guximshëm si Gjovani Falkone që e kishte Sicilia”, përfundon Naim Miftari, ish agjent i SHIK-ut, i cili së fundi është intervistuar edhe nga Gjykata Speciale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat