Zbulohet skenari i Thaçit ndaj kryeministrit Hoti me rihapjen e temës së Asociacionit, paralajmërohet fundi i tij!

Politika

Zbulohet skenari i Thaçit ndaj kryeministrit Hoti me rihapjen e temës së Asociacionit, paralajmërohet fundi i tij!

Nga: N. H Më: 18 shtator 2020 Në ora: 22:50
Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi e ka quajtur hapjen e çështjes së Asociacionit të komunave serbe, në dialogun në Bruksel, të enjten, kthim pas për Kosovën.

Ai ditë më parë kërkoi që parlamenti i të jetë më i kujdesshëm duke vënë në dukje se, “Këtë të drejtë nuk e ka askush që të ulet të diskutojë as të negociojë e lëre të pretendojë të arrijë ndonjë marrëveshje të re për Asociacionin”.

Analisti politik, Nexhat Haziri, në një prononcim dhënë gazetës “Bota sot”, ka thënë se deklarata e Thaçit rreth Asociacionit është kthim prapa për Kosovën, tregon hipokrizinë e këtij njeriu, i cili tashmë është i vetëdijshëm se ndodhet në fundit e karrierës politike.

Image
Nexhat Haziri

“Deklarata e Presidentit Hashim Thaçi se rihapja temës së Asociacionit të komunave me shumicë serbe në dialogun, që zhvillohet mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, është kthim prapa për Kosovën, tregon hipokrizinë e këtij njeriu, i cili tashmë është i vetëdijshëm se ka mbaruar karriera e tij politike me rastin e ngritjes së aktakuzës nga prokuroria e Gjykatës Speciale, po tenton me çdo kusht për ta destabilizuar Kosovën. Përtej kësaj, është po ky njeri që ka nënshkruar krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në prill të vitit 2013 si një nga çështjet e dakorduara në marrëveshjen për normalizim të raporteve Kosovë - Serbi”, ka thënë fillimisht Haziri.

Haziri e quan të befasishme shfaqjen e Thaçit lidhur me këtë çështje, gjersa e quan tyxhar me planin ruso-serb, që në fakt rrezikonte substancën shtetërore të vendit.

“Thaçi, si tyxhar me territorin e Kosovës që tentonte të bënte një të ashtuquajtur marrëveshje finale me Serbinë mbi parimet e shkëmbimeve të territoreve, që ishte një plan ruso-serb, që në fakt rrezikonte substancën shtetërore të vendit, duke e shndërruar në një shtet jofunksional deri në zhbërje, tani kur po perëndon dielli i tij në politikë, befas na shfaqet si një patriot i madh”, tha me tej ai.

Analisti thekson se e tëra çfarë po mundohet të bëjë Thaçi, është krijimi tensioneve politike në vend dhe goditja e kryeministrit Avdullah Hoti.

“Kryeministri Hoti gjithnjë e më shumë po merre pozitën e një partneri të besueshëm në Uashington, Bruksel e Berlin, duke përfaqësuar interesat e vendit në mënyrë të duhur, dhe kjo sikur po e pengon presidentin Thaçi dhe pozita e tij në periferi të proceseve nëpër të cilat po kalon vendi që natyrisht po i krijon frustrim, po e shtynë në ve[prime dhe deklarime të papërgjegjshme dhe të rrezikshme për vendin. Krejt në fund, Kosova ka marrë obligime për krijimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, dhe ky asociacion duhet të formohet konformë ligjeve dhe kushtetutës së vendit pa kompetenca ekzekutive apo të lloji të pushtetit të tretë në Kosovë”, tha në fund, analisti politik, Nexhat Haziri, për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat