Thirrjet e QUINT-it, vërejtje serioze për institucionet e Kosovës

Politika

Thirrjet e QUINT-it, vërejtje serioze për institucionet e Kosovës

Nga: A.M. Më: 19 shtator 2020 Në ora: 15:04
Ilustrim

Analisti politik, Rexhep Elezaj, e cilëson thirrjen e vendeve të QUINT-it si një vërejtje serioze drejtuar institucioneve më të larta të Kosovës.

“Thirrja e vendeve të QUINT-it drejtuar Kuvendit dhe qeverisë së Kosovës që të kundërshtojnë çdo lloj përpjekjeje për zhvlerësimin e misionit të Dhomave të Specializuara për Kosovën me seli në Hagë si dhe të Zyrës së Prokurorisë së saj në Kosovë, vjen pa dyshim, si një vërejtje serioze drejtuar institucioneve më të larta të Kosovës, që të jenë në nivel të përgjegjësisë shtetërore dhe kushtetuese, që individët dhe grupet e caktuara të pengohen në orvatjet e tyre për ta penguar punën ose për ta zhbërë Gjykatën Speciale për Kosovën!”, ka thënë ai për “Bota sot”

Gjithashtu, Elezaj është shprehur se tentimin për anulimin e ligjit për formimin e Dhomave të Specializuara në vitin 2018, ka qenë më i dëmshëm për shtetin e Kosovës

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat